BallinaOP EDPse duhet braktis takimi fasadë i kryeministrit më 26 Qershor në Gramsh

Pse duhet braktis takimi fasadë i kryeministrit më 26 Qershor në Gramsh

Nga Artur Rrodhe

Më 26 Qershor kryeministri Edi Rama vjen në Gramsh. Kryetari njëkohësisht dhe kandidati i vetëm për kryetar bashkie Gramsh, i bënë thirrje qytetarëve Gramshiot të jenë të pranishëm në këtë takim elektoral. I bënë thirrje për të dëgjuar p*rdhën e ftohur të kryeministrit.
Po z.kryetar, ke të drejtë të bësh thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm në këtë takim elektoral sepse ti je kryetar.
Po ja erdhëm të gjithë, çfarë të dëgjojmë. Të dëgjojmë kazani/tepsia. Të dëgjojmë fallxhorja/ filxhani
Të dëgjojmë se si naltmadhnia juaj tallet (duke thënë se ne po bëjmë shtet).
Të dëgjojmë duke formuar fjalinë vetëm me përemrat veror ata/ato, ai/ajo, ne/ne, unë/unë.
Ajo administratë apo ata mësues dhe infermierë që do të merren me detyrim për të mbushur sheshin, duhet t’ju dëgjojnë dhe duhet t’ju duartrokasin për  investimin e madh që po bëni mbas 30 vjetësh “Rikthimin e diktaturës ”
Gramshiotët duhet të duartrokasin emërimin  tuaj nga naltmadhnia si kryetar bashkie.?
Gramshiotët duhet të dëgjojnë nga naltmadhnia se ligji është vetëm për popullin dhe jo për Ne?
Kësaj i thonë : Bëj si them unë, por jo si bëj unë”.
Nga ana ligjore nuk mund të biem dakord nëse këto votime janë apo jo të ligjshme.
Po nga ana morale besoj se po,  (në heshtje do biem  dakord).
Sepse edhe ti ,pavarësisht se të intereson të bëhesh kryetar bashkie pa zgjedhje , nuk do ta pranoje nëse nuk do ishe kandidat, nuk do ta pranoje as ti, as ata që të shoqërojnë dhe as ata që do shkojnë të votojnë, sepse çdo qytetar duhet të zgjedhin midis njërit apo tjetrit dhe fitoftë më i  miri.
Qytetarët nuk duhet të shkojnë në votime dhe të votojnë siç votonte yt- at e im-at në kohën e diktatorit vetëm PO.
Iku ajo kohë z.kryetar, u varros në 1990 dhe ju sot doni ta rilindni. Bëni mirë të distancoheni nga ky shtet i kapur nga krimi dhe jo të bëheni pal me të, për përfitime personale.
Gjithsesi dua t’i bëj thirrje bashkë qytetarëve të  mi, në radhë të parë ju që jeni në administratë, ju që jeni në të punësuar si mësues, infermier etj:
30 vjet që me votën tuaj , me besimin tuaj janë tallur dhe  ju kanë  përbuzur që nga:
Elmas Sherifi 12 vjet – 0 investim për Gramshin
Damian Gjiknuri 8 vjet-  4 vjet ministër 0 investim.
Anastas Angjeli nga 2017 – 0 investim
Këta dy të fundit duhet të mbahen mend për të vetmin investim që i bënë Gramshit (kultivimi i ashashit dhe blerja e votës).
Dhe sot me në krye naltmadhninë po instalojnë diktaturën duke e vrarë demokracinë, duke e vrarë lirinë. “Kur do vijë dita juaj që mos t’i lëpiheni drejtorit. Sa e sa drejtoreve ja u jeni lëpirë? Do dilni në takim për të pritur naltmadhnin, sepse drejtorët tuaj ju kanë urdhëruar biles duhet të merrni dhe familjarët tuaj për të mbushur sheshin. Do vini dhe do thërrisnin fort emrin e naltmadhnis do duartrokasin do buzëqeshni kur naltmadhnia të lëshoj ndonjë batutë sepse vetëm atë di të bëj.
Dhe të gjitha këto do i bëni të detyruar për të ruajt vendin e punës.
Sepse edhe ju jeni të bindur që Rama duhet të ikin.
Sepse ju jeni të bindur se më 30 Qershor ato nuk janë zgjedhje por janë votime.
Sepse edhe ju jeni të bindur se dita ditës po instalohet diktatura.
Çfarë po kërkojmë?
Zgjedhje të lira e të ndershme.
Bollë më se ju është bërë gjuha shuall duke  lëpirë, dhe kurrizi është deformuar duke u përkulur.
Vlerësoheni njëherë veten, mendoni për të ardhmen e fëmijëve dhe mos mendoni për vendin e punës nesër.
Mos të lejojmë më të tallen politikanët të majtë apo të djathtë qofshin ata.
Sot të gjithë duhet të jemi bashkë të majtë dhe të djathtë çdo qytetar i ndershëm, të rinj e të reja, studentë dhe intelektualë, mjekë, infermierë dhe mësues,  fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të Gramshit braktiseni këtë të keqe që po instalohet në Shqipëri.
Braktiseni takimin fasadë të kryeministrit 26 Qershor .
Braktiseni votimet farsë më 30 Qershor.
Më 30 Qershor nuk ka zgjedhje .
Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa”
P.S: Presidenti Meta nga Gramshi njoftoj për shtyrjen e zgjedhjeve.
Ndoshta dhe kryeministri nga Gramshi do dorëzohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular