BallinaAktualitetZoti Kryeministër, na lër të qetë të jetojmë në Shqipëri…

Zoti Kryeministër, na lër të qetë të jetojmë në Shqipëri…

Nga Gëzim Kodra

I nderuar zoti Kryeministër nuk ta kemi për borxh të na lësh me pasoja të parikuperueshme!!

Nga egoizmi juaj dhe sahanlëpirësit që keni të cilët nuk ju këshillojnë siç duhet (nga frika ose që nuk më vjen mirë ta besoj dhe nuk dua ta besoj se jeni i çmendur dhe skizofren dhe s’doni ti dëgjoni).

Të lutem zoti Kryeministër, nuk ta kemi për borxh që me vetëdije tënde të çmendur na krijove pamundësi komode të ankimohemi në Gjykatat e larta e atë kushtetuese as si shoqëri civile, dhe duke mos mjaftuar e gjithë kjo ke krijuar frymën në gjykatat e vëndit që ata profesionistë të vërtet që janë të japin vendime vetëm pro qeverisë e në kuriz të qytetarëve të ndershëm e të pafajshëm, sepse kanë frikë se mos i përzgjedhin para kohë dhe i përjashtojnë dhe i diskriminojnë me skualifikim në KPK e partisë tuaj.

Me mendimin se si profesionistë të fushave e si qytetar të “lirë” të këtij vëndi na lër të shprehim profesionin si profesionist e jo siç e doni ju. E duke mos mjaftuar e gjithë kjo ti vazhdon me çmëndurinë tënde duke bërë karagjozin e duke na e kthyer arrogancën tënde në humore në takimet e tua elektorale farsë e duke na treguar barcoleta bashkë me servilat e tu që besoj të vijnë nga pas se stë thonë dot në sy që je i çmëndur, që natyrshëm më lind pyetja a e ke menduar ndonjëherë se shumica që të vijnë në takime të thonë bjeri se i bie bukur?.

Rëndom bie në sy edhe fenomeni që ishit ju e prapaganda juaj që qeverinë Berisha e akuzuat se detyronte administratën për pjesmarrje në fushatë, e nëse kjo ishte e vërtetë, ju kishit të drejtë për këtë pjesë, por vallë ju si po veproni me takimet tuaja elektorale?!

Të lutem zoti kryeminstër, na jep mundësinë të jetojmë të lirë në vendin tonë me hallet tona e mos na dëbo (edhe ne që kemi ngelur akoma) nga ky vend që po sforcohemi në maksimum me kostot tona si nga ana financiare, por edhe nga ajo profesionale e po na detyron që të bëhemi palë me korupsionin që po na e hinponon në marrdhënie me procesin e punës që kryejmë dhe pasigurinë që po na siguron maksimalisht.

LEXO EDHE  Lashë një rrogë 5 herë më të mirë në Kanada, Rama…/Visho Ajazi rrëfen prapaskenat e detyrës në SHISH

Nuk duam të ikim e të lëmë Shqipërinë tonë falë dëshirës tënde e të rrish e të menaxhosh lehtësisht nivelin e ulët, duam ta bëjmë Shqipërinë duam ti japim asaj më të mirën që ajo meriton e t’i japim asaj maksimumin e si profesion e ta ngremë atë në nivelet që ajo meriton.

Të lutem zoti Kryeministër, i kërkove e të shkretët të besuan, të zgjodhën votuesit duke të dhënë timonin dhe tepsinë tënde të dashur ashtu siç ti e doje e siç ti u lute me gallatat e tua në fushatën tënde farsë në vitin e famshëm zgjedhor 2017 që bëre ç’deshe me zgjedhjet dhe votat.

Na lër të qetë të jetojmë në Shqipërinë tonë me hallet tona e mos na i shto ato edhe pse ti ke për detyrë të na i lehtësosh ato e jo të na i shtosh siç po na i bën e siç po parashikon ta bësh.

Zoti Kryeministër, në korridoret e institucioneve të tua ligjzbatuese (sepse vetëm të popullit tonë e të profesionistëve fatkeqësisht nuk janë), janë duke u përgatitur për revolucion institucional midis forcave të ushtrisë dhe forcave të policisë dhe ne nuk ta kemi për borxh të kthesh 30 vjet pas.

Është qartësisht e dukshme që këtë skenar e ke të suportuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga Gjenerali e aktualisht Ministër i Brendshëm ( kryesisht i të brendëshmëve të tua zoti Lleshi, sepse i qytetarëve nuk është).

Ju lutem zoti kryeministër, na jep mundësinë e fjalës së lirë e na jep mundësinë të mos të të shohim më surratin ty e gjithë shpurës tënde famëkeqe që na e nxitë faqen edhe para ndërkombëtarëve që me shumë zotësi e aftësi Ju na vutë epitetin e na ngritët në nivelet më të larta të krimit të organizuar e të trafiqeve ndërkombëtare.

Ju drejtohem me integritetin më të lartë profesional, ju lutem të na lësh Ne të japim kontributin tonë për më të mirën e shqipërisë e shqiptarëve, mos na dëno e mos na fut në luftë me njëri tjetrin, sepse profesionistët duhet të flasin vetëm me profesionin e tyre e jo me gjuhën e partisë.

Lëri profesionistët të japin kontributin e tyre për Shqipërinë zoti Kryeministër

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular