BallinaAktualitetKapexhiu: Do votojë PS me të vetët në 30 qershor, jemi në...

Kapexhiu: Do votojë PS me të vetët në 30 qershor, jemi në gjendje alarmante

Aktori Bujar Kapexhiu i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por në rastinb mëtë mirë tëe mundshëm do votojë PS me të vetët.

Kapexhiu theksoi se ne nuk kemi qenë asnjëherë në këtë gjendje.

Pjesë nga biseda: 

Kapexhiu: Në të vërtetë janë votime nuk janë zgjedhje. Votojnë PS me të vetët, ndoshta për të parë se sa kontigjentë ka, sepse për të zgjedhur aty nuk kanë çfarë të zgjedhin. Kanë vënë nga një person në çdo fletë. Ata që do shkojnë nuk do të zgjedhin, por të imponuar do të vendosin votën për atë njeri.

Meço: Ju ka surprizuar numri i njerzëve të bashkua me hashtagun e famshëm “edhe unë”, të asaj fushate që ju ka ju simbol të sajin?

Kapexhiu: Akoma më duken pak. Do doja shumë me tëpër. Njerëzit kanë filluar të jenë të kthjellët dhe kanë filluar të kuptojnë drejt.

Meço: Jeni shprehur i gatshëm të bëni burg.

Kapexhiu: Burgjet janë rregulluar shumë kam dëgjuar. Jetohet mirë. Ushqimi është gratis, me aktivitete mbushur.

Çipa: Fjalët e dëgjuara nuk janë gjithmon të vërteta.

Kapexhiu: Edhe propaganda që bëhet për burgjet është me shumë përmirësime.

Ne jemi në gjendje alarmante, jemi në krizë. Jemi në një kohë që kurrë nuk ka qenë ndonjëherë kështu. Si mund të shkohet të votosh me polici e ushtri? Kur shumica janë që nuk do të votojnë. Jam i sigurtë për këtë.

Ata që janë kandidatë çfarë kënaqësie do të ndjejnë ata që nuk do të zgjidhen por janë të detyruar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular