BallinaKryesoreDhe pushtuesit nuk kanë qenë kaq arrogantë

Dhe pushtuesit nuk kanë qenë kaq arrogantë

Nga Ilir Babaramo

Ne Gjirokastër mbahet mend ende një histori nga lufta e dytë botërore, ose më sakte nga lufta italo-greke. Për muaj me rradhë qyteti ka qenë i pushtuar nga ushtria greke. Me atë periudhë lidhet dhe një ngjarje që ka lidhje me momunentin më të rëndësishëm të qytetit, atë Çerçiz Topullit. Nëse e shikon këtë veper të skulptorit Odise Paskali dallon se në këmbën e majtë ka një vrimë të dukshme. Historia është fare e thjeshtë. Një kapter grek i dehur e ka shkaktuar me pistoletë. Pa i dalë ende rakia komanda greke e dënoi me arrest në kazermë dhe pas shumë ditesh e largoi nga qyteti. Autoritetet greke u detyruan të ndërmarrin këtë akt jo se e donin Çerçizin. E ndëshkuan kapterin sepse shkeli nje kod te luftës. Dhe në luftë pushtuesit përpiqen që te mos provokojnë pa shkak ndjeshmëritë e popullsisë civile.

Kjo ngjarje  e para gati 80 vjetëve më erdhi në kujtesë nga mënyrë si po reagon Rama pas skandalit te përgjimeve. Një qytet i tërë i përdhunuar në gjënë më të shenjtë , votën. Asnjë shënjë pendese , asnjë brerje ndërgjegje ose qofte dhe një “na falni” sa për të lare gojën.

Më minimalja që mund të bënte ishte të tërheqë ata kandidadë që kanë dalë në përgjime, të pezullonte ata dy shefa policie që ishin në garë me njëri tjetrin se kush do vidhte më shumë vota dhe si shperblim të kapte komisariatin e kromit. Asgjë. Madje absurdi shkon deri aty sa po hedh në gjyq gazetarin gjerman që botoi përgjimet, të cilat po vetë Rama i pranoi si reale dhe tha se ” nuk u heq asnjë presje, madje do ta përsëriste prapë atë bisedë.

Mos u çudisni. Nuk është arrogancë. Eshtë një pragmatizëm i pacipë. Përmes këtij reagimi Rama kërkon të trimërojë veten dhe të vetët që u kapën me thes në krah, që janë kapterë ose ish-kapterë me mandat deputeti: vazhdoni para për votimet e ardhshme se nuk na hyn gjemb në këmbë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular