BallinaAktualitetLëvizja e menjëhershme e Lulzim Bashës pas takimit me Metën, ja kë...

Lëvizja e menjëhershme e Lulzim Bashës pas takimit me Metën, ja kë do te presë në zyrë

Duket se kjo e sotmja do të jetë një ditë e mbushur me takime politike. Sinjalin e dha vetë Kreu i Shteti, Ilir Meta që shkoi në zyrën e tij që në 05:00 të mëngjesit për t’i qëndruar korrekt orarit të përcaktuar në ftesën për Ramën, pavarësisht se ky i fundit e refuzoi.

Kryedemokrati Basha që u takua për rreth 25 minuta me Presidentin në orën 09:00, pritet të ketë sot të tjera takim

Ne orën 12:00 në zyrën e tij pritet të shkojë aleati nga PDIU-ja, Shpëtim Idrizi, e fill pas tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi me zonjën Kryemadhi është parashikuar në orën 12:30 minuta.

TAKIMET E METES
Presidenti i Republikës ka inicuar takime me drejtues të forcave politike në përpjekje për te gjetur një zgjidhje për krizën që po kalon vendi. Ai ka pritur në Presidencë kryedemokratin Lulzim Basha dhe pas tij nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”

vijon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular