BallinaAktualitetRezoluta e PE: Respektoni dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve

Rezoluta e PE: Respektoni dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve

Grupi i Aleancës së Reformistëve dhe Konservatorëve në Parlamentin Europian ka dalë më një rezolutë urgjente për krizën politike në Shqipëri.

Anëtarët e PE-së deklarojnë se Shqipëria duhet të shmang krizën e 30 qershorit dhe të marrë në konsideratë dekretin e Presidentit për zgjidhjen e situatës kritike.

Në rezolutën e miratuar sot nga këshilli i ACRE thuhet se:

ACRE deklaron se është e nevojshme zgjidhja e krizës politike duke përgatitur terrenin për rivendosjen e standardeve demokratike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Prandaj, edhe një herë apelojmë për dialog mes palëve, respektim të Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, përcaktimi i datës së zgjedhjeve dhe duke garantuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri kalimtare.

ACRE (Aleanca e Konservativëve dhe Reformistëve në Evropë)

REZOLUTE

Mbi krizën politike në Shqipëri, paqen, stabilitetin, dialogun politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme’

Aleanca e Konservativëve dhe Reformistëve në Evropë përkrahu kërkesën e opozitës shqiptare në maj 2017 për zgjedhje të lira e të ndershme. Tashmë ka fakte të qarta dhe prova në dosjen hetimore të zbuluar nga media ndërkombëtare se qeveria e Ramës ka manipuluar zgjedhjet.

Në Deklaratën e ACRE të 24 shkurtit 2019, u përkrah sërish kërkesa e opozitës shqiptare për zgjedhje të lira e të ndershme, luftë kundër korrupsion dhe krimit të organizuar të lidhur me qeverinë përmes një qeverie tranzitore.

Duke respektuar parimin demokratik se qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh pluraliste të lira e të ndershme;

Duke pranuar dhe inkurajuar zbatimin e ligjit kushtetues.

Duke marrë në konsideratë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë kushtetuese të identifikuar nga fakti që për më tepër se një vit nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe se së fundmi edhe Gjykata e Lartë është nxjerrë jashtë funksionimi;

Duke gjykuar se qeveria aktuale dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë bërë përpjekje konkrete kundër krimit të vazhdueshëm të blerjes së votës, një fakt i njohur ndërkombëtarisht, angazhimit në zgjedhje të individëve me të kaluar kriminale, përhapjes së krimit shqiptar në rajon e më gjerë;

Duke gjykuar se emigracioni masiv që ka marrë përmasat e një ‘eksodi’ shqiptarësh nga vendi i tyre, çka përbën një fenomen me pasoja të rënda politike, ekonomike e shoqërore;

Duke qenë të bindur se situata politike në Shqipëri vazhdon të përfaqësojë rrezik për avancim të mëtejshëm të krizës në vend, çka mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, rendin e paqen brenda vendit e në rajon.

Duke konsideruar se mbajtja e zgjedhjeve për qeverisjen lokale më 30 qershor 2019 në mungesë të një alternative opozitare kompetitive e duke injoruar përgjigjen e vazhdueshme të qytetarëve përmes protestave do të sillte pasoja të rënda për vendin, unitetin e popullit dhe pluralizmit politik;

ACRE deklaron se është e nevojshme të zgjidhet kjo krizë politike duke përgatitur terrenin për restaurimin e standardeve demokratike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Prandaj, edhe njëherë bën thirrje për dialog midis palëve, respektim të Dekretit Presidencial për shtyrjen e zgjedhjeve, caktimin e një date zgjedhjesh dhe garantim të kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore’

(Adoptuar nga Këshilli i ACRE në mbledhjen e 27 qershorit 2019)

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular