BallinaKryesore30 qershori/Ja apeli i fortë i kreut të PLL Shpëtim Axhami përmes...

30 qershori/Ja apeli i fortë i kreut të PLL Shpëtim Axhami përmes 8 pyetjeve

Nga Shpëtim Axhami
(Kryetar i PLL)

Pa me thuaj vëlla/motër i dashur!
A je i/e bindur, duke lënë me një ane se kush ka te drejte dhe kush jo se:
Sot ndihesh i lire dhe i barabarte si një qytetar i Evropës Perëndimorë?
A je i bindur, se me veprimet e tua, duke u bere pjese e këtij palo procesi zgjedhor (jolegjitim dhe farse) ke  kontribuar për te ardhmen e fëmijëve te tu?
Me vullnetin tënd dhe te drejtën qe te jep Karta e Helsinkut, vepron me koshience apo i imponuar?
A je i bindur se ti meriton këtë gjendje ekonomike, politiko – sociale aktuale?
A duhet te pranosh, talljen ne vazhdimësi me votën tende, si dhe ka ndodhur per 30 vjet, duke e bere tranzicionin me te gjate se jetën tende?
A duhet te presim se çfarë po vendosin “baballarët e kombit” barkpangopurit?
A duhet te rrime, te përmallur për fëmijët dhe te afërmit tane, qe kane marre rruget e Botes dhe fatkeqësisht po harrojnë kombësinë dhe gjuhen shqipe?
A duhet te gjunjëzohemi përpara, krimineleve, te korruptuareve qe shesin Shqipërinë për pasurinë?
A duhet te kontribuojmë ne instalimin e nje neodiktature “moderne”etj etj
KURRE JO DHE JO.
Nëse këto qe radhita, shkurtimisht, nuk ekzistojnë vazhdo brohorite,ekzaltohu,por, mendo si do te ndjehesh me date 1 korrik 2019 për veprimet e tua.
Për momentin ke ne dore diçka madhore, VOTEN,  ndëshkim me qetësi shpirtërore duke mos u bere  pjese e këtij fallciteti jo ligjor zgjedhor, kjo për te goditur fallco politiken aktuale drejtuese, dhe nesër, nëse nuk ka dëshirë për kthimin e votës se lire, qe ti te ndihesh qytetar europian, përsëri ti dhe ne, se bashku te bëjmë ndëshkimin e duhur, kujtdo.
Sot është momenti për te vendosur për te ardhmen.
Zoti e ndihmoftë Shqipërinë dhe shqiptaret.
“Atdheu mbi te gjitha” Mbreti ZOGU I

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular