BallinaAktualitetKëshilltari i Merkelit- Ramës: Mafia nuk e heton veten, qeveria jote është...

Këshilltari i Merkelit- Ramës: Mafia nuk e heton veten, qeveria jote është mafia

Këshilltari i CDU dhe kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henze, ka replikuar me kryeministrin Edu Rama, teksa ky i fundit, shkruan se, Henze nuk është as këshilltar i partisë gjermane në pushtet dhe as i kancelares.

“O Artist po ç’bëhet kështu o vëlla, po edhe për atë “kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë! Për atë Martin Hemcen e kam llafin që CDU thotë tani s’e njohim fare(!), kurse ti na pate thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi direkt nga Merkeli!”, shkruan Rama në postimin e tij, ndërsa nuk ka munguar përgjigja e menjëhershme e Henzes.

Sipas tij, mediat që kanë publikuar lajmin se, Henze nuk është këshilltar i Merkel, duhet të merren me ato çfarë ka publikuar gazetari i Bild, Peter Tiede.

“Z. Rama, ata duhet të merren më tepër me publikimet e shërbimit të tyre sekret, ashtu siç tha kolegu i gazetës Bild, “mafia nuk e heton vetë, qeveria e Ramës është mafia”.

Më pas, duke iu referuar edhe përgjimeve për dosjen 184 në Dibër, Henze pyet kryeministrin se a janë manipuluar zgjedhjet atje? A ka gisht krimi i organizuar në to?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular