BallinaAktualitetLirohen të pafajshëm pas një muaji në birucat e Ramës!

Lirohen të pafajshëm pas një muaji në birucat e Ramës!

Nga Edi Paloka

Një tjetër provë e kapjes se prokurorise dhe dhunës shtetërore ndaj qytetarëve të pafajshëm, vetëm se janë kundërshtarë politik të Edi Ramës!

Pas 1 muaj burg, sot Gjykata la të lirë edhe 13 qytetarët e pafajshëm që me urdhër të Edi Ramës u mbajtën në burg, pa asnjë provë e fakt, për pjesëmarrjen në protestën e 11 Majt!

Pasi i kishte lënë 1 muaj kohë që të sillte prova për 13 qytetarët e arrestuar nga Policia politike e Edi Ramës, prokuroria sot u dorëzua dhe pranoi përpara gjykatës se ata ishin mbajtur në burg pa asnjë provë!
Rifitimi i lirise sot eshte deshmi se ata u mbajten ne qeli si te burgosur politik.
Edi Rama dhe sherbetoret e tij në Polici, Prokurori dhe Gjykatë te jene te bindur se me shpejte se sa vone ,do të pergjigjen nje me nje për reprezaljen politike ndaj qytetarëve ”faji” i vetem i te cileve eshte te qenit kundërshtarë politik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular