BallinaAktualitetParashikimi i yjeve për ditën e sotme, e shtunë 29 qershor 2019

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e shtunë 29 qershor 2019

Dashi

Kjo nuk do jetë aspak një ditë e mirë për shkak të pozicionimit të planetëve Afërditë dhe Jupiter kundër jush. Ruani qetësinë! Humori juaj jo i mirë do reflektojë edhe në dashuri, kujdes të mos krijoni konflikte. Nëse jeni single, mos lejoni t’ju zënë frymë, kërkoni pavarësinë dhe lirinë që ju takon.

Në punë, projektet tuaja mund të pengohen nga disa vështirësi. Mos u dekurajoni, me siguri do gjeni një zgjidhje.

Demi 

Pritet që kjo e shtunë e 29 qershorit të jetë pozitive nga mëngjesi deri në mbrëmje. Në dashuri do ndiheni të qetë, pas shumë kohësh. Nëse jeni single, do ndjeni disa turbulence në ndjenjat tuaja sa do kujtoni se një lidhje e re po lind. Në punë do tregoheni aktivë dhe të predispozuar për të punuar. Ide të mundshme apo projekte duhet t’i vini në zbatim pa u menduar shumë.

Binjakët

Kjo e shtunë do jetë e shkëlqyer, falë Hënës në shenjë. Do keni energji të cilat do ju bëjnë të shpëtoni situate të vështira. Në dashuri parashikohet shumë fat dhe pozitivitet. Nëse jeni singlë, dita do jetë e mbushur me çaste fatlume. Në punë, një rast i mirë pret pas dere dhe nga ana ekonomike është goxha i leverdisshëm.

Gaforrja

Ditë për t’u shijuar kjo e shtunë. Në dashuri, gjithçka do ecë ashtu siç e kishit parashikuar. Moment fantastike parashikohen këtë fundjavë me partnerin. Nëse jeni single, entuziazmi i një personi që jua kthen ndjenjat me të njëjtën monedhë, do ju bëjë të përjetoni moment shumë pasionalë. Kjo është vërtet periudha ideale për të ëndërruar.

Në punë gjithçka shkon qetë. Mos lini pas dore asnjë mundësi për të komunikuar me njerëz të rinj dhe sidomos, shfrytëzoni në maksimum aftësinë që keni për t’u treguar praktikë.

Luani

Kjo fundjavë do nisë shumë mirë. Pastaj, edhe po nuk ndodhi asgjë e veçantë, mos rrini turi varur, por bëni diçka për ta ndryshuar situatën. Në dashuri, dita do jetë e mbushur me impenjime. Gjithsesi bëni mirë të dëgjoni këshillat e njeriut që keni pranë.

Nëse jeni single, sot duhet të jeni më të vendosur dhe sforcohuni të kuptoni nëse ai apo ajo që ju pëlqen ia vlen vërtet të jetë krah jush.

Në punë, do ndiheni mirë dhe iniciues. Përfitoni nga bujaria e yjeve për të paraqitur projektet tuaja tek eprorët.

Virgjëresha

Kjo është një ditë që ofron maksimumin e mundësive. Në dashuri do keni shumë fat dhe raste të shkëlqyera do ju paraqiten edhe në profesionin tuaj. Do merrni sinjale të qarta se lidhja që po përjetoni po zhvillohet më së miri dhe po merr drejtimin e duhur. Nëse jeni single, ju pret një ditë që duhet ta shfrytëzoni sa më mirë. Aftësia juaj joshëse mund t’ju dhurojë raste të shkëlqyera.

Në punë, kohët e fundit ju është dashur të përballeni me momente jot ë këndshme, por tani është momenti për t’u riorganizuar.

Peshorja

Duket se monotonia do ju mbysë. Në dashuri, le të themi se keni patur ditë edhe më të mira. Përpiquni të krijoni situate që ndezin pasionin në çift. Nëse jeni single, mos krijoni dyshime të cilat ju stresojnë dhe ju japin nervozizëm. Mos i thoni ‘jo’ mundësive të reja që ju paraqiten. Në punë, jo gjithçka do shkojë vaj. Durimi do arrijë kulmin. Mbani qëndrim të rregullt, për të evituar diskutimet e kota me kolegët.

Akrepi

Dita e sotme paraqitet e mirë, por jo e shkëlqyer. Në marrëdhëniet ndërpersonale, përpiquni të mos i hidhni benzinë zjarrit.

Në dashuri, yjet do ju dhurojnë rrahje zemre dhe rilindje ndjenjash, sidomos për ata që kanë kohë që e kanë konsoliduar lidhjen e tyre.

Nëse jeni single, në gjërat që bëni, bëjini me shpirt dhe jo vetëm me mendje. Kështu do arrini të bëni për vete atë që doni. Mbrëmja paraqitet me ‘fishekzjarre’ për ata që duan të kalojnë një natë ‘pikante’.

Në punë do keni mundësinë për të shfaqur aftësitë dhe për t’u bërë të nevojshëm për kompaninë. Gjithsesi evitoni premtimet nëse nuk jeni 100% të sigurt se mund t’i mbani.

Shigjetari

Një ditë e mirë, po të flasim në termat e përditshmërisë. Në dashuri, hëna tek Binjakët ju fton të jeni më të sjellshëm dhe bujar me partnerin. Nëse jeni single, lini mënjanë egocentrizmin dhe pretendimet e ekzagjeruara. Në punë, duhet t’i rimendoni edhe një herë zgjedhjet tuaja.

Bricjapi

Kjo ditë do nisë në mënyrë shumë të mirë. Hëna është në favorin tuaj. Në dashuri do shihni një partner të predispozuar për të qenë me ju në të mirë dhe në të keq. Nëse jeni single, do keni kushtet e favorshme për të nisur një histori dashurie. Evente të veçanta si një udhëtim psh mund t’jua bëjnë ditën shumë interesante.

Në punë, karizma që keni do ju bëjë të krijoni aleanca të reja. Do habiteni me rezultatet që do arrini.

Ujori

Ditë e shkëlqyer për të pushuar. Me partnerin do keni bashkëpunim të shkëlqyer. Nëse jeni single, ditë intensive në sferën e marrëdhënieve. Një miqësi e vjetër mund të kthehet në diçka më shumë.

Në punë, do arrini rezultate që i prisnit prej kohësh.

Peshqit

Pjesa e parë e ditës do jetë shumë pozitive, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për pjesën e dytë të saj. Nëse ndiheni pak ankthiozë, bëni një shëtitje me njeriun e zemrës. Nëse jeni single ky do jetë momenti i duhur për miqësi dhe dashuri të reja. Yjet janë me ju.

Në punë, dita do jetë në favor të financave. Kishit kohë që i prisnit disa para dhe ja tek janë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular