BallinaAktualitet“Përdhunuan” Dibrën në 2016, sot i kanë shpallë luftë, “gjithë” dibranët në...

“Përdhunuan” Dibrën në 2016, sot i kanë shpallë luftë, “gjithë” dibranët në kërkim! Do ia dlini?!

Vjedhja e zgjedhjeve është njolla më e zezë, derdhja e kupës që i ndodhi pushtetit të Rilindjes. Përgjimet e nxjerra nga Bild kanë faktuar hapur dhunën që është ushtruar në Dibër nga pushteti nivelet më të larta të drejtimit që nga kryeministri Rama, ministrat e kabinetit, anëtarë të Parlamentit, bandat etj.
Pa dashur me u dal sërish në përgjimet e publikuara nga gazetari gjermane sepse tashmë ato i kanë dëgjuar të gjithë vendasit dhe ndërkombëtarët, me apo pa kollare duhet theksuar fakti që ajo çfarë ka ndodhur në Dibër nuk ishte gjë tjetër veçse “përdhunim” i Dibrës nga binomi pushtet-krim. Aq ishte fuqia e atyre burrave dhe grave në atë kohë që duke pas nën presion si çekan pushtetarin dhe banditin u vunë nën presion me çdo formë që të garantohej fitorja e kandidatit të Rilindjes. Nuk ishte surprizuese “fitorja” e Muharrem Ramës për atë çfarë kishte ndodhur në Dibër, për mazhorancën që e kishte paracaktuar fitoren në tavolinë dhe kjo kuptohet që në telefonatën e Ramës kur e pyet: Hë, a u arritën objektivat?! E më pas xhevahiret, tërmet, tërmet, presioni mbi mësuesit, e gjithë administratën, blerja e votës përmes një shume të caktuar parash sipas negociatës etj, bënë që dibranët të mos mund reagonin, të mos e kishin aq fuqi përballë makinerisë së krimit dhe pushtetit. Në cdo rrethant iu duhej ti siguronin fitoren Rilindjes ne te kundërt pasojat diheshin!
Duke u shkëputur nga përgjimet dhe kthehemi tek protesta e djeshme ne Peshkopi, duhet theksuar fakti se pa dashur me hy në rrethanat se si ka ndodhur ajo përplasje tek KZAZ, duhet kuptuar fakti se kauza e opozitës për votën e lirë, kauza e shqiptarëve për rikthimin e lirisë së votës i ka themelet në Dibër.
Opozitarët, opinionin publik, shoqëria civile, intelektualët kuptohet që janë ndjerë të fyer për atë çfarë po ndodhte në vendin e tyre pas atyre përgjimeve të publikuara veç rilindësve. Po dibranët çfarë duhet të bënin?!. Ata janë dy here të fyer aq më tepër kur personazhet e implikuar në grabitje vote janë sërish protagonistët e organizimit të zgjedhjeve. A nuk është ky një skandal!. Për mua dibranët të nesërmen e përgjimeve duhej të dilnin në rrugë, të protestonin madje fuqishëm kundër asaj maskarade që kishte ndodhur dhe tashmë e konfirmuar dhe nga përgjimet e marra në rrugë të ligjshme dhe publikuar nga Bild. Nuk dolën atëherë, por ishin dje ishin në një marshim sipas ish deputetit Gjunkshi i cili më pas u provokua nga policia ku dibranët e ndershëm u përplasën me policinë në protestë pas hedhjes se gazit lotsjellës dhe më turpshëm akoma në mes të natës iu janë shkallmuar dyert e shtëpisë nga policë me maska në kundërshtim me ligjin duke terrorizuar qindra familje, arrestuar dhjetëra persona, dhjetëra të tjerë të shpallur në kërkim.
Dhuna nuk të çon asgjëkundi aq me tepër kur ajo vjen nga pushteti. Opozita, ish-deputeti Gjunkshi janë distancuar prej saj, por sipas deklarimit sot të Xhemal Gjunkshit ne daljen per mediat, ajo erdhi nga policia. Dhe kur dhuna vjen nga policia, nga shteti pikërisht në Dibër pas asaj çfarë ka ndodhur më zgjedhjet e 2016, nuk është aspak gjë e mirë. Policia dhe Lleshaj u munduan ta frynë sikur ishin plagosur policë, por përgënjeshtrimi i spitalit Dibër hodhi gjithçka poshtë. E megjithatë në mesnatë u turrën të armatosur gjer në dhëmbë dhe me arrogancën e pashoqe shoqëruan dhjetëra persona, dhjetëra të tjerë janë në kërkim. Ky është një terror i dytë që ushtrohet ndaj dibranëve që besoj kanë admirimin e gjithë shqiptarëve duhet dhe ndërkombëtareve nëse protestojnë për votën e lirë pas atij eksperimenti mizor që u bë më ta në vitin 2016. Shteti duhet të jetë më i kujdesshëm. Pas “përdhunimit” të ”Dibrës” në 2016, sot i kanë shpallë luftë, gjithë dibranëve duke shpallur dhjetëra persona në kërkim.
A do të ia dalin vallë?!
Zoti Lleshaj dhe z.Rama, kujdes me Dibrën nuk bëhet shaka.

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular