BallinaAktualitetIFIMES: S’ka kushte për zgjedhjet, Rama po e çon vendin në luftë...

IFIMES: S’ka kushte për zgjedhjet, Rama po e çon vendin në luftë civile, si Milosheviçi

Në raportin e specializuar të IFIMES, instituti studimor me qendër në Ljubjanë rekomandohet si zgjidhje krijimi sa më shpejt i një qeveri tranzitore që do çojë vendin në relaksim dhe në zgjedhje të parakohshme, por rekomandon që qeveria e re të ndjekë rrjedhën e parave dhe aseteve të regjimit të Edi Ramës.

Në një raport të posaçëm në ditën e votimeve në Shqipëri, Instituti Slloven për Studimet e Ballkanit dhe Lindjes së Mesme (IFIMES) ka bërë parashikime pesimiste për mbarëvajtjen e ditës së votimeve si dhe për prognozën për zhvillimet e ardhshme politike. Duke analizuar gjasat për një zgjidhje të shpejtë politike, e cila do të ndihmonte hapjen e negociatave, çka do të relaksonte marrëdhëniet brenda shtetit, IFIMES vëren se ‘protestat e rregullta masive me 200 mijë qytetarë janë një shenjë e qartë e mosbesimit në qeverinë e Edi Ramës dhe se ai ka humbur përkrahjen e qytetarëve. Në këtë mënyrë, një raport i mundshëm i Reinhard Priebe, i ashtuquajtur Komisioni Priebe, i cili do të përgatiste një pasqyrë të situatës në gjyqësor, mund të luajë një rol të rëndësishëm në Shqipëri’ thekson raporti.

Pas një pune hulumtuese, ku është marrë edhe mendimi i mjaft ekspertëve, në raportin e IFIMES thuhet se ‘analistët shprehen se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe transparente, për më tepër kur jemi në kushtet e një lufte civile. Prandaj është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha’.

Sjellja e Edi Ramës në shumë aspekte ngjan me sjelljen e ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç, i cili ndër të tjera organizoi zgjedhjet pavarësisht bojkotit të opozitës dhe injoroi protesta masive, realizoi një projekt të shtetit të madh dhe vazhdoi të persekutonte gazetarët në vend të kriminelëve, kujton raporti shembullin nga rajoni i Ballkanit. Prandaj, veprimet e kryeministrit Edi Rama rrezikojnë ta çojnë Shqipërinë në një luftë civile.

Në raport IFIMES thotë se rruga e vetme për stabilizimin e situatës janë krijimi i një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por gjithçka thuhet se duhet të arrihet në kuadër të një marrëveshjeje të gjerë mes të gjitha partive politike.

Duke numëruar detyrat e qeverisë tranzitore si dhe të qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e përgjithme, spikat rekomandimi I IFIMES që qeveria e re e ka veçanërisht të rëndësishme që të nxisë ‘shërbimet kryesore të inteligjencës të ndjekin rrjedhën e parave dhe aseteve të regjimit të Edi Ramës’.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular