BallinaAktualitetKryebashkiaku Besnik Dushaj falenderon qytetarët: Tropoja i tha "JO" Edi Ramës!

Kryebashkiaku Besnik Dushaj falenderon qytetarët: Tropoja i tha “JO” Edi Ramës!

Nga Besnik Dushaj

Faleminderit Tropojë!

Tropoja i thotë JO Edi Ramës!

Pavarësisht presionit ekstrem kundrejt të punësuarve në administratën shtetërore për të votuar si në diktaturë, pavarësisht tentativave të pashembullta për të joshur votues, Tropoja refuzoi me neveri klikën kriminale të Edi Ramës.

Rreth 15% e qytetarëve të Tropojës votuan sot në këtë farsë elektorale.

Pavarësisht se vetë kanë komisionerët, vetë vëzhgojnë dhe vetë numërojnë, ne e dimë se nuk e harrojnë zakonin e vjetër të manipulimit.

Mbushën mjaftueshëm po prap s’ju dolën llogaritë.

Prandaj i bëjmë thirrje KZAZ-së Tropojë dhe KQZ-së, që të mos ndërhyjnë në vazhdim për manipulime të mëtejshme, sepse ne kemi prova të pakontestueshme për numrin e saktë të votuesve për çdo qendër votimi dhe provokimet e mëtejshme do sjellin përballjen me zemërimin e popullit demokrat të Tropojës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular