BallinaAktualitetA është në konflikt PD me ndërkombëtarët? Ja përgjigjia e Gert Bogdanit...

A është në konflikt PD me ndërkombëtarët? Ja përgjigjia e Gert Bogdanit…

SHBA dhe BE njohën zgjedhjet e 30 qershorit edhe pse për opozitën ishte një proces farsë.

E megjithatë Gerti Bogdani, Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, i ftuar në RTV Ora nuk sheh ndonjë konflikt të PD me ndërkombëtarët.

Përkundrazi, thotë ai, pas 1 korrikut ka nisur një kapitull i ri.

Bogdani: Në mënyrë absolute jo. Është një kapitull i ri kjo që sapo ka filluar nga 1 korriku sepse është një situatë e re në Shqipëri. Më në fund ndërkombëtarët, edhe ata që kanë qenë më skeptikët e panë që në Shqipëri u zhvillua një farsë, nuk u zhvilluan zgjedhje por votime mekanike. Një farsë e madhe elektorale ku 85% e shqiptarëve e refuzuan rëndshëm këtë qeveri aktuale.

Njuma: Nuk kemi dëgjuar ndërkombëtarët të thonë se zgjedhjet janë farsë.

Bogdani: Precedenti i mosmarrjes pjesë në zgjedhje ka rënë. Jam i sigurt që tani nuk do të lejojnë precedentin që një forcë politike, një njeri i vetëm apo një sekt politik sepse nuk mund të themi PS, sepse Rilindja nuk përfaqëson të gjithë socialistët e mirë dhe të ndershëm në këtë vend dhe e treguan ditën e dielë duke bojkotuar apo duke refuzuar në fletën e votës se ishin çuar të votonin me detyrim. Askush tani nuk mund të pranojë një precedent të rëndë ku një njeri i vetëm, një sekt politik të ketë të gjitha pushtetet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular