BallinaAktualitetBojkoti i 30 qershorit, Bujar Llapaj: Hallin më të madh e paskan...

Bojkoti i 30 qershorit, Bujar Llapaj: Hallin më të madh e paskan opozitarët e Lulzim Bashës…

Dirigjenti shqiptar që jeton në Kanada Bujar Llapaj ka komehtuar në një shenim siatuaten aktuale politike në Shqipëri.

Ai shkruna se “me bojkotimin masiv, 80%,populli e tha qartë : mjaft më u tallët me mua!

“Natyrisht që Edi Rama, për këtë fitore si të Pirros, do ta quajë “sukses” të tij dhe humbje të Opozitës, por çudia vjen nga ana tjetër : opozitarët e opozitës, dhe në këtë pikë ata bashkohen me “kryetrimin” hajdut.”

“Gjithë problemi i opozitarëve të Lulzim Bashës është se opozita ka mbetur pa asnjë “pushtet” dhe ata mund të pranonin çdo kompromis me Edi Ramën vetëm të kishin një copë pronë për të mbijetuar: shkruan dirigjenti.

Ja shënimi  plotë nga Bujar Llapaj:

Jo çdo e mirë vjen për të mirë dhe jo çdo e keqe vjen për të keq. (Populli)

Me bojkotimin masiv, 80%,populli e tha qartë : mjaft më u tallët me mua!

Dhe politikanët shqiptarë janë lëshuar në akuza dhe falenderime. Natyrisht që Edi Rama, për këtë fitore si të Pirros, do ta quajë “sukses” të tij dhe humbje të Opozitës, por çudia vjen nga ana tjetër : opozitarët e opozitës, dhe në këtë pikë ata bashkohen me “kryetrimin” hajdut.

Gjithë problemi i opozitarëve të Lulzim Bashës është se opozita ka mbetur pa asnjë “pushtet” dhe ata mund të pranonin çdo kompromis me Edi Ramën vetëm të kishin një copë pronë për të mbijetuar.

Moisiu për të arritur “tokën e premtuar” i rrotulloi skllevërit izraelitë për 40 vjet nëpër male vetëm që në mënyrë naturale të zhdukeshin brezat e rritur në skllavëri, Opozitës dhe Lulzim Bashës ju deshën 4 muaj të rrinë në rrugë, jashtë pushtetit, për të bërë të mundur expozimin e “figurave” të PD-së që u qan zemra për partinë por sidomos për pushtetin e humbur.

PD-ja tani është në pikën zero për nga pushteti, është në pikën e themelimit të saj si Parti e Shpresës së shqiptarëve, është pikërisht në pikën për reformimin e saj, për çlirimin nga oligarkët e saj, nga ata që u thirrën për tu bërë “intelektualë”, nga ish spiunët e sigurimit, hajdutët, kriminelët, etj vemje pushteti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular