BallinaAktualitetLajmi i fundit, ministrja e Merkel zgjidhet në krye të Komisionit Europian

Lajmi i fundit, ministrja e Merkel zgjidhet në krye të Komisionit Europian

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë zgjedhur krerët e rinj të disa institucioneve të bllokut prej 28-vendesh për të paktën pesë vitet e ardhshme, duke kapërcyer mosmarrëveshjet e shkaktuara nga ndarjet e thella brenda BE-së.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha të martën se Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen është emëruar presidente e Komisionit Evropian ndërsa Kryeministri belg Charles Michel, president i këshillit.

Ekspertja monetare francez Christine Lagarde u emërua shefe e Bankës Qendrore Evropiane ndërsa ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrell u zgjodh shef i punëve të jashtme të BE-së. Ligjvënësit do të zgjedhin presidentin e Parlamentit Evropian të mërkurën në Strasburg.

Shkrimi i DW

Mbas tre ditëve bisedimesh të vështira kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE, kanë rënë dakord për paketën e emërimeve të reja në postet kryesore europiane. Siç bëri të ditur presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, në takimin e nivelit të lartë në Bruksel, u propozua që ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, të jetë pasardhësja e presidentit të Komisionit Jean Claude Juncker. Vendimi duhet votuar edhe në parlamentin Europian.

Ky propozim ka pasur mbështetjen e Francës dhe Spanjës. Edhe katër vende të Europës Lindore, Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia e kanë mbështetur propozimin, siç bëri të ditur në një mesazh lëshuar në twitter, zëdhënësi i qeverisë hungareze.

Parlamenti duhet të japë votën

Megjithatë është ende e paqartë nëse von der Leyen do të marrë shumicën e nevojshme edhe në Parlamentin Europian. Zëvendëskryetari i fraksionit të socialdemokratëve Bernd Lange, bëri të ditur me twitter se propozimi i Tuskut nuk është i pranueshëm. Këtë e tha edhe politikani socialdemokrat gjerman Udo Bullman. “Një propozim i hidhur! Von der Leyen nuk është kandidatja më e mirë dhe në Gjermani kundër saj është duke u zhvilluar një hetim për dhënien jo sipas rregullave të kontratave për këshilltarët. Europa meriton diçka më të mirë!”, tha ai.

Merkelit iu desh të abstenonte

Kancelarja gjermane Angela Merkel abstenoi gjatë nominimit të von der Leyen, sepse koalicioni i madh në Berlin nuk arriti në marrëveshje. Kryesia e socialdemokratëve nuk e pranon nominimin e von der Leyenit. “Që me ministren gjermane të mbrojtjes të futet në linjë një politikane e “cila nuk ka hedhur kandidaturën, nuk është një gjë bindëse”, thanë kryetarët e Partisë Socialdemokratë, që e mbajnë këtë detyrë në mënyrë komisare, Malu Dreyer, Manuela Schwesig dhe Thorsten Schafer Gümbel. “Në këtë mënyrë bëhet absurde demokratizimi i Bashkimit Europian”.

Më parë ishte politikani i kristiansocialëve Manfred Weber ai që hoqi zyrtarisht dorë nga pretendimi për të marrë postin e Presidentit të Komisionit të BE. Zëdhënësi i tij i bëri të ditur agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, se ai e dorëzoi mandatin si kandidat kryesor për Partinë Popullore Europiane.

Siç bëri të ditur presidenti i BE, Doland Tusk, kryeministri belg Charles Michel, do të marrë përsipër postin e përfaqësimit të vendeve anëtare të BE. Ministri i Jashtëm spanjoll, Josef Borrell, do të jetë i ngarkuari me politikën e jashtme të BE dhe francezja Christine Lagarde do të bëhet presidente e Bankës Qendrore Europiane (EZB). Ajo shkruajti në twitter se ndihet e nderuar nga emërimi dhe se do të dorëzojë postin e deritanishëm si drejtuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kandidati i socialdemokratëve Frans Timmermans, do të mbajë postin e zëvendëspresidentit të Komisionit të BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular