BallinaAktualitetRakipi zbulon bisedën me gazetarin: Ik nga Ilir Meta do ta fusin...

Rakipi zbulon bisedën me gazetarin: Ik nga Ilir Meta do ta fusin në burg pas konferencës

Gazetari Ylli Rakipi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora tregoi bisedën me një mikun e tij gazetar.

Rakipi tha se miku i tij, kishte folur me një tjetër njeri të rëndësishëm të medias dhe ky i fundit i kishte kërkuar që të largohej nga Presidenti Meta, pasi do ta fusin në burg.

Pjesë nga biseda: 

Hila: Në ajër qarkullojnë fjalë për një marrëveshje të re Basha-Rama. Si e mendon ti këtë?

Rakipi: Sot një kolegu im, po më shpjegonte që e kishte thirrur një tjetër njeri i rëndësishëm i medias dhe i kishte thënë “Ik nga Ilir Meta, se je afër ti, se do ta fusin në burg”. Edhe do bëhet qeveri e re 10 vjet me Ramën dhe Bashën.

Hila: Ka qarkulluar edhe një fjalë gjatë fushatës…

Rakipi: Ika unë dhe e përtypa pak këtë edhe e mora në telefon këtë kolegun tim. I thashë: Kur, para se të dilte Ilir Meta në konferencë apo pas? Pas – më tha. Këta kërkojnë të tërbojnë dhe xhelozojnë Ilir Metën se diçka po shkruhet. Merkeli do ulet, do t’i ulë këta tani. Vetëm nuk e di kjo vapa, sepse Merkelin e zë edhe dridhja. Mos na e zë dridhja para Ramës dhe këtij tjetrit. Edhe kjo ideja, po e bëri opozita këtë fiton Basha me të vetët, vjelin, mbushin thasët. Por vdes i gjithë procesi që ka nisur dhe opozita vdes. Edi Rama është mjeshtër në Evropën Juglindore, por edhe më gjerë për këtë lloj, është si këta ciganët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular