BallinaSportBufon kthehet në shtëpi, tashmë është zyrtare

Bufon kthehet në shtëpi, tashmë është zyrtare

Tashmë është zyrtare: Xhixhi Bufon kthehet te Juventusi, pas 1 viti në Paris, ku shpresoi të fitonte Champions League, por mbeti i zhgënjyer.

Portieri veteran kthehet në shtëpi, duke firmosur deri në verën e vitit 2020. Një vit, për të kaluar Maldinin si lojtari me më shumë ndeshje në Serinë A, por edhe për të tentuar për herë të fundit triumfin në Champions League, fiksimi i portierit legjendar, i cili nuk e ka fituar kurrë.

“Është një ndër ditët më të lumtura të jetës sime. Sot u vërtetua që jeta është e pabesueshme dhe ia vlen të ëndërrosh”, tha Bufon për faqen zyrtare të klubit pas firmës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular