BallinaAktualitetFlamur Noka flet për zgjedhjet pa opozitën: Në 30 qershor shmangëm gjakderdhjen

Flamur Noka flet për zgjedhjet pa opozitën: Në 30 qershor shmangëm gjakderdhjen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se në 30 qershor opozita ka shmangur përplasje të forta që mund të çonin deri në gjakderdhje.
“Ne shmangëm gjakderdhjen dhe kjo është meritë e opozitës”, theksoi Noka në “Ditari” në A2 CNN.

Ish-deputeti tha se për Ramën Kushtetuta nuk ka vlerë. “Gjithçka bëhet me telefon këto 6 vite dhe asgjë nuk bëhet me Kushtetutë. Misioni ynë është shteti sepse ai është më i rëndësishëm për ne sesa pushteti”, u shpreh Noka.
Më tej Noka u ndal te zgjedhjet e reja duke argumentuar se kryetarët aktualë të PD-së do të qëndrojnë në pushtet derisa të zëvendësohen nga pasardhësit që dalin nga zgjedhje kushtetuese.
“Zgjedhjet legjitime janë në 13 tetor dhe nuk mund të njihen zgjedhjet para kësaj date, prandaj kryetarët aktualë do të qëndrojnë në ato karrige derisa të zëvendësohen nga pasardhësit që dalin
nga zgjedhje kushtetuese”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular