BallinaAktualitetKriza dhe negociatat/Gazetari i njohur: Në BE mendojnë se Rama e ka...

Kriza dhe negociatat/Gazetari i njohur: Në BE mendojnë se Rama e ka acaruar situatën në Shqipëri

Gazetari i njohur nga Kosova, Agustin Palokaj, i cili prej disa vitesh raporton nga Brukseli, është i mendimit se, Shqipëria rrezikon të presë disa vite për datën e negociatave.

Ky koment i Palokaj vjen pasi agjencia Reuters ka raportuar se presidenti francez, Emmanuel Macron do mbyllë dyert për integrimin e Shqipërisë.

Në një shkrim tek Koha Ditore, Palokaj shprehet se, në BE mendojnë se Rama e ka acaruar më shumë situatën në vend.

“Edhe pse në parim në BE mbështesin zhvillimin e zgjedhjeve si një proces demokratik, edhe pse në parim BE-ja është gjithmonë kundër bojkotit edhe të Parlamentit, edhe të zgjedhjeve, në BE mendojnë se Rama nuk ka bërë sa duhur për të sjellë opozitën në tryezë dhe me sjelljen e tij ka acaruar edhe më shumë situatën. E përgjegjësinë gjithmonë e ka më të madhe ai që është në pushtet për të krijuar një klimë të duhur politike,” shkruan ai.

“Shtyrja e vendimit për datën e nisjes së negociatave me Shqipërinë ka qenë kësaj radhe e motivuar më shumë nga zhvillimet në BE sesa në Shqipëri. Por tash e tutje mund të jetë e kundërta. Gjasat janë shumë të mëdha që, nëse diçka nuk ndryshon për të mirë në Shqipëri, në tetor BE-ja të vendosë nisjen e negociatave me Maqedoninë, por jo edhe me Shqipërinë. Dhe fajin kësaj radhe do ta ketë klasa politike në Shqipëri, edhe Qeveria, edhe opozita.

Edhe para dy javësh ka pasur mbështetje të madhe për idenë që Maqedonisë t’i caktohet data për nisjen e negociatave pro, Shqipërisë jo. Në fund është shtyrë për të dyja shtetet për muajin tetor. Tash në Bruksel pohojnë se “për Maqedoninë në tetor nuk pritet ndonjë problem, por për Shqipërinë do të jetë shumë, shumë vështirë, sepse në Shqipëri gjërat nuk shkojnë si duhet”.

Në rast të vendimit pozitiv për Maqedoninë e jo edhe për Shqipërinë mund të ndodhë që Shqipëria të mbetet në pritje për një kohë të gjatë. Është pikërisht Maqedonia shembulli më i mirë se si humben vitet kur e humb një rast të duhur. Maqedonia në vitin 2000 ishte më e avancuar sesa Kroacia në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Kroacia prej atëherë e ka përmbushur tërë ciklin, nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, statuti i kandidatit, negociatat, e deri tek anëtarësimi në vitin 2013, e Maqedonia as që i ka nisur ende negociatat.

Nëse Shqipëria përsëri humb rastin do të detyrohet të presë për një kohë të pacaktuar. E atëherë fare pak do të jetë e rëndësishme se kush e ka pasur fajin”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular