BallinaAktualitetPaketa anti-shpifje, denoncon Vokshi: U miratua me nxitim në qeveri, pse vendimi...

Paketa anti-shpifje, denoncon Vokshi: U miratua me nxitim në qeveri, pse vendimi i Ramës mbahet i fshehtë

Ish-deputetja e PD dhe ish-kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka denoncuar se si drafti antishpifje u miratua dje nga Këshilli i Ministrave me nxitim dhe pa u konsultuar me përfaqësuesit e medias.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi ngre shqetësimin se vendimi i Ramës po mbahet i fshehtë dhe nuk e siguron dot asnjë gazetar.

“Në një vend ku fletë votimi gjenden lirshëm, gazetarët nuk mund të gjejnë dot vendimin e Edi Ramës për censurimin e medias online.

Paketa për kontrollin total të medias, që u miratua dje me nxitim në qeveri, pa u konsultuar me përfaqësuesit e medias, po mbahet e fshehtë. Kjo paketë, për aq sa e njohim ne dhe gazetarët, synon gjobitjen e rëndë për çdo media kritike ndaj Edi Ramës deri në mbylljen e tyre.

I braktisur, i bojkotuar, i refuzuar nga 85% e shqiptarëve, Rama po kërkon të mbyllë gojën e atyre që denoncojnë aferat e tij të korrupsionit apo lidhjet e tij dhe të qeverisë së tij me krimin.

Për të ndaluar rikthimin e dënimeve për agjitacion dhe propagandë, ftoj gazetarët të ngrenë zërin kundër humbjes totale të lirisë së tyre profesionale.

Ftoj qytetarët të bashkohen me opozitën në protestën e madhe kombëtare, të hënën më 8 korrik, ora 20.00 para kryeministrisë”, shkruan Vokshi.

Fokusi i paketës është rregullimi i regjistrimit të platformave ‘online’, ose ndryshe portaleve, që vijnë pikërisht nga mungesa e transparencës së tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular