BallinaAktualitetFrika nga protesta e së hënës, Rama ndryshon orën e seancës parlamentare

Frika nga protesta e së hënës, Rama ndryshon orën e seancës parlamentare

Ndërkohë që opozita ka njoftuar se ditën e hënën, më 8 korrik, do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare, Gramoz Ruçi ka bërë një lëvizje të papritur të orarit të seancës parlamentare të planifikuar, po atë pasdite.

Vendimi nga maxhoranca për këtë seancë të jashtëzakonshme ku do të vendoset për shkarkimin e presidentit Ilir Meta u mor tre ditë më parë, duke urdhëruar deputetët që të mos mungojnë për asnjë arsye. Por duket pas vendimit-rrufe të opozitës së bashkuar, që në të njëjtën ditë të zhvillojnë një protestë të madhe, Rama, ka urdhëruar shtyrjen 1 orë më herët në kohë të kësaj seance.

Seanca ishte parashikuar të mblidhej në orën 18:00, por tashmë sipas njoftimit  zyrtarë të nxjerrë sot nga Kuvendi, ajo është zhvendosur një orë më herët, në 17.00. Nga axhenda e bërë publike nga opozita për këtë aksion mësohet, se do të zhvillohet protestë të hënën më 8 korrik duke nisur nga ora 20:00. Por referuar precedentëve të mëparshëm, pas grumbullit para kryeministrisë, demonstruesit janë zhvendosur gjithmonë edhe përpara Parlamentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular