BallinaKronikeAksident me 2 të plagosur në Fushë Krujë - Thumanë, autovetura përplaset...

Aksident me 2 të plagosur në Fushë Krujë – Thumanë, autovetura përplaset me shtyllën

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Fushë Krujë – Thumanë, si pasojë e të cilit dy persona janë plagosur.

Një autoveturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Burime nga vendi i ngjarjes njoftuan se dy persona u plagosën dhe Policia u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me ambulancën, për transportimin e tyre,

Dëshmitarë të rastit ngritën dyshime se shoferin mund të kishte zënë gjumi, megjithatë pritet ekspertiza e Policisë për të dhënë versionin zyrtar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular