BallinaKryesoreHaradinaj falenderon Theresa May, që e kundërshtoi ndryshimin e kufijve

Haradinaj falenderon Theresa May, që e kundërshtoi ndryshimin e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi të premten kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May. Takimi u zhvillua në margjina të samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë.

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Haradinaj e falënderoi kryeministren May për “mbështetjen historike” që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës, ndërsa kërkoi mbështetjen e mëtejme lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

“Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, në zhvillimet rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj.

Ai e falënderoi kryeministren May për, siç thuhet në komunikatë, qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh.

Kryeministrja May tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen për vendet e Ballkanit në proceset integruese dhe në krijimin e një stabiliteti ekonomik dhe të sigurisë.

Ideja për ndryshim kufijsh është shpalosur më herët nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Por, kjo ide ka hasur në reagime për dhe kundër si brenda vendeve përkatëse, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar./REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular