BallinaAktualitetSamiti i Poznanit/Ja vendet e Ballkanit që përfituan fonde nga BE, Shqipëria...

Samiti i Poznanit/Ja vendet e Ballkanit që përfituan fonde nga BE, Shqipëria nuk mori asnjë cent

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilëson si një zhvillim negativ për vendin mos marrjen e asnjë projekti nga qeveria “Rama” në samitin e Poznanit në Poloni. Në një postim në Facebook, Basha shprehet se ky është një ndëshkim që BE-ja po bënë ndaj qeverisë së Edi Ramës për korrupsionin dhe krimin.

Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.  Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian”,- shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në Facebook.

Kreu i PD shprehet se largimi i Edi Ramës është e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën e çdo qytetari dhe për të ecur para drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari”,- shkruan Basha.

Në samitin e Poznanit në Poloni, Qeveria shqiptare dështoi që të përfitojë edhe një cent nga paketa e re e ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor prej 180 milionë eurosh. Në këtë takim, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë nga 3 projekte të zgjedhura në fushën e transportit dhe gazit natyror. Kosova përfitoi 27 milionë euro dhuratë për linjën hekurudhore, ndërsa Serbia do të ndërtojë një linjë të re interkonjeksioni.

I vetmi vend që nuk u përfshi në këto projekte që lidhen me integrimin e rajonit në rrjetet e BE-së ishte Shqipëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular