BallinaAktualitet'Sukseset' e Reformës, Manjani i kthen përgjigje pyetjeve, që nuk iu përgjigjet...

‘Sukseset’ e Reformës, Manjani i kthen përgjigje pyetjeve, që nuk iu përgjigjet Calavera

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka kthyer përgjigje, pyetjeve të një komentuesi për “sukseset” e reformës në Drejtësi, pyetje të cilave nuk ka denjyar t’u kthejë përgjigje, drejtuesja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera.

Ja çfarë shkruan Manjani sot, teksa ka publikuar edhe pyetjen e Erind Bushatit për Misionin e BE në Shqipëri.

“Erind Bushati, të cilin nuk e njoh, ngre disa pyetje themelore për “sukseset” e Reformës në Drejtësi.

I ngre këto pyetje për Delegacionin e BE që krenohet me eksperiment- reformën që shpikën në Shqipëri.

Erindi pyet:
A u bë ndonjë analizë paraprake rrisku për dështimet eventuale? Si është e mundur që lihet vendi për tre vite pa gjykatë Kushtetuese? A është ky një dështim i madh? Në inkompetencë apo paaftësi?

Lexojeni vetë për më shumë. Por, qartësisht Delegacioni nuk i kthen përgjigje…

Nuk i kthen se nuk ka apo se nuk do, njësoj e shëmtuar është.

Nejse, ajo që unë mund të them është se:
Analizë rrisku nuk pati asnjëherë. Reforma solli këti pasoja që shohim për inkompetencë të ekspertizës së huaj dhe për dashakeqësi të ekspertëve shqiptarë që i shërbyen ekskluzivisht Edi Ramës. Këto të fundit të gjithë të paguar nga Fondacioni Soros.

Mbetem i mendimit se kjo reformë është e cekët, e paplotë sepse merret vetëm me njerëzit jo me drejtësinë në sallat e gjyqit.”

PYETJA NE FAQEN E EUROPIAN UNION IN ALBANIA NGA NDJEKESI

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular