BallinaAktualitet"Dhunohet makina e Lubonjës, gazetarët e kërcënuar ikin”-Shkrimtarja e njohur: Pa “armikun...

“Dhunohet makina e Lubonjës, gazetarët e kërcënuar ikin”-Shkrimtarja e njohur: Pa “armikun e bukur” çdo demokraci vdes

Duke marrë shkasë nga goditja me gurë e automjetit të analistit të njohur Fatos Lubonja, shkrimtarja Flutura Açka, shkruan se pa fjalën e lirë, ose “armikun e bukur”, siç e cilëson ajo, demokracia vdes.

Sipas Açkës, çdo ditë, gazetarë të kërcënuar ikin nga Shqipëria, ndërsa emisionet investigative censurohen.

Reagimi i plotë i Flutura Açkës:

“Armiku i bukur”

Çfarë hendeku mes bukurisë shqiptare dhe sjelljes shqiptare. Makina e Fatos Lubonjës e dhunuar, gazetarë të kërcënuar që i ikin Shqipërisë përditë, censurë një emisioni investigative. Jam e sigurt që pas një shkrimi të shkëlqyer që lexova sot nga Mustafa Nano mbi lehtësinë e papërballueshme të një imami, mund ta ndjekë ndonjë fatwa. Mua vetë shpesh më kanë lënduar – deri duke më trazuar te humbja e djalit – pse kam thënë çfarë kam menduar. Si do të bëjmë demokraci me ligje kundër fjalës së lirë?! Vite të shkuara kur “Corriere della Sera” ishte në prag falimentimi, qeveria italiane ndihmoi financiarisht ne ringritjen e saj, sepse, pa fjalën e lirë, pa “armikun e bukur” çdo demokraci vdes. Ne, shqiptarët, se si Po bëhemi, “armiq” të pabukur të demokracisë sonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular