BallinaAktualitetNdërtimet në Kodër Vilë në Durrës, Jola Hysaj: Qytetarët janë të shokuar

Ndërtimet në Kodër Vilë në Durrës, Jola Hysaj: Qytetarët janë të shokuar

Punimet që po kryhen nga firma zbatuese për kompleksin e katër pallateve 5-katëshe në Kodër Vilë  në Durrës vijon t’i mbajë qytetarët në ankth. Banorët shprehen të shqetësuar ndërsa pohojnë se nga këto punime rrezikohet shembja e banesave të tyre, por edhe rrëshqitja e tokës.

Përfaqësuesja e komunitetit të kësaj zone, Jola Hysaj e pranishme në rubrikën “Opinion” në News 24  tha se qytetarët janë të shokuar,pasi  në këtë zonë është ndërprerë edhe uji i pijshëm. Ajo shtoi mes tjerash se rezistenca e banorëve ndaj firmës do të vijojë me qëllim që ky projekt të mos gjejë zbatim.

Banorët e Kodër Vilës janë të shokuar nga situata dhe në zonë është ndërprerë edhe uji i pijshëm. Kjo është zonë me pasuri të shumta arkeologjike. Me prerjen e pemëve ne jemi në mëshirë të fatit. Ne e kemi thënë edhe më herët se do të kemi konflikt civil edhe me firmën. Këto pemë po  priten jashtë kushteve teknike. Nuk ka asnjë autoritet që i vëzhgon. Ne jemi aty dhe tentojmë t’i ndalojmë punimet përmes debateve, sepse nuk duam konfrontime fizike. Ky lloj ndërtimi është i rrezikshëm për të gjithë qytetin e Durrësit. Jemi të vendosur për të mos lejuar ndërtimin. Ky projekt është i pazbatueshëm, pasi ky do të kalojë në shtresën e tretë dhe të katërt. Sistemi ligjor nuk ekziston. Shkresat tona drejtuar institucioneve nuk kanë marrë asnjë përgjigje”-tha mes tjerash, Jola Hysaj, përfaqësuese e banorëve të zonës së Kodër Vilës në Durrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular