BallinaAktualitetParashikimi i analistit: Në pranverën e vitit të ardhshëm, zgjedhje të parakohshme

Parashikimi i analistit: Në pranverën e vitit të ardhshëm, zgjedhje të parakohshme

Analisti Ben Andoni beson se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në pranverën e vitit të ardhshëm, ndryshe nga sa është folur se mund të organizoheshin brenda këtij viti.
Në studion e lajmeve të Ora News, Andoni shtoi se opozita nuk duhet të braktisë institucionet, ndërsa Rama duhet të lexojë gjendjen e vështirë ekonomike ku ndodhet vendi.

“Është futur në një ngërç shumë të madh, të themi të asaj sesi ne e shpërdorojmë politikën. Për këtë duhet të binden të parët opozita, që nuk duhet të braktisë institucionet dhe i dyti zoti Rama që duhet të lexojë normalisht jo thjesht menaxhimin e vendit, por edhe gjendjen ekonomike të vendit.
Unë besoj se Shqipëria është në zgjedhje të parakohshme besoj në pranverën e vitit të
ardhshme”, deklaroi Andoni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular