BallinaAktualitetBasha mesazh shqiptarëve: Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve,...

Basha mesazh shqiptarëve: Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve, por beteja është e jona

“Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë”. Basha mesazh shqiptarëve: Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve, por beteja është e jona.

Lideri i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve të besojnë tek vetja e tyre për t’ia dalë në misionin e vështirë për liri dhe demokraci.

“Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën.

Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët.

Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë.

Zgjidhja nuk do vijë me magji.

Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët

Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona.” – tha Basha, i cili vuri në dukje se frymëzimi i tij dhe i shqiptarëve që refuzojnë Edi Ramën dhe duan Shqipërinë si Europa janë

patriotët që shpëtuan kombin tonë, ata që e bënë Shqipërinë të pavarur. Dashuria e pastër për atdheun, vetëdija për të ardhmen e kombit, është shembulli, është frymëzimi për misionin tonë. “

“Ne besojmë tek e ardhmja e ndritur e Shqipërisë. Koha është e shqiptarëve. Zoti është me shqiptarët.”- u shpreh lideri i opozitës, i cili e mbylli fjalimin e tij me një pjesë nga himni i flamurit për të treguar vendosmërinë në betëjën e nisur.

“Dhe Zoti vetë e tha me gojë,

se kombet shuhen përmbi dhe.

Por SHQIPËRIA do të rrojë,

për të, për të luftojmë ne!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular