BallinaAktualitetJa përplasja/Deklarata e Metës shkakton "tërmet’ në televizionin publik serb (Video)

Ja përplasja/Deklarata e Metës shkakton “tërmet’ në televizionin publik serb (Video)

Presidenti Ilir Meta e lëshoi sot ‘bombën’ në Sarajevë ku kërkoi që të njihet Kosova si shtet i pavarur.

Deklarata e presidentit Meta ka shkaktuar një ‘tërmet’ të vërtetë edhe në mediat serbe.

 

Televizioni shtetëror serb, e kishte lajm të parë, ndërsa edhe mediat e tjera vendase e kishin në kronikat kryesore.

 

Këto janë edhe pamjet kur presidenti Meta ia përplasë në fytyrë Milorad Dodikut dhe Ana Brnabiç sot në Sarajeve që duhet të njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur.

Presidenti Ilir Meta: Si mund të mendojmë se kemi raporte të suksesshme regjionale kur një prej pjesëmarrësve në këtë samit bën gjithçka për të përjashtuar një shtet tjetër nga mundësia  për të qenë pjese e iniciativës rajonale? Është koha e duhur që Bosnje Hercegovina të ecë përpara dhe të njohë realitetin, sepse Kosova është vend i pavarur dhe sovran. Respekti ndaj fqinjëve është themelorë dhe i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Brnabiç është shprehur se: Do të sugjeroja që t’i përmbaheshim temës për të cilën jemi mbledhur këtu për të cilën i shërben procesit të bashkëpunimit me perëndimin dhe stabilitetin rajonal si dhe respektimin e njërit ndaj-tjetrit dhe mos të biem pre e provokimeve si ato të zotit Meta që sapo e dëgjuam.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular