BallinaAktualitetValdrin Pjetri mesazh Ademit: Liro zyrën, mos kërko ndërhyrje nga SHBA-BE!

Valdrin Pjetri mesazh Ademit: Liro zyrën, mos kërko ndërhyrje nga SHBA-BE!

Kryebashkiaku i Partisë Socialiste i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri, i është përgjigjur kryebashkiakes aktuale të Shkodrës, Voltana Ademi, e cila një ditë më parë iu drejtoi një letër ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke iu kërkuar të ngrinin një komision ndërkombëtar, në mënyrë që të dorëzonte detyrën te pasardhësi i saj.

Lidhur me këtë kërkesë të Ademit, kryebashkiaku i ri që pritet të marrë detyrën i kërkon paraardhëses së tij të mos iu drejtohet ndërkombëtarëve.

Sipas Pjetrit, Ademi do të duhet të lirojë zyrën e Bashkisë së Shkodrës pas vendimit të gjykatës.

“Nga ndërkombëtarët Ademi s’ka pse kërkon ndërhyrje. Ademi pas vendimit të gjykatës do të duhet ta lirojë zyrën. Asgjë nuk na pengon për të marrë zyrën e Bashkisë. Voltana Ademi duhet të lirojë zyrën e Bashkisë”, ka deklaruar Valdrin Pjetri.

I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e opozitës për shtimin e votave në kuti, ai është shprehur se “Nuk jam ne dijeni te ketyre anomalive. Kam marre 10.2% te votave dhe ne demokraci kjo eshte e mjaftueshme per te qene kryetar bashkie”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular