BallinaAktualitetArsyeja/Ndërpritet seanca për Bardh Spahinë, ç’ndodhi në gjyqin politik

Arsyeja/Ndërpritet seanca për Bardh Spahinë, ç’ndodhi në gjyqin politik

Në Gjykatën e Apelit në Shkodër po mbahet seanca në ngarkim të ish-deputetit Bardh Spahia, i cili ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë ‘’arrest shtëpie”.

Ajo që është për t’u theksuar në këtë seancë është fakti se vetë Spahia mungon, pasi askush nga policia e Tiranës nuk ka garantuar shoqërimin e tij nga banesa për në Gjykatë.

Kjo ka sjellë dhe ndërprerjen e përkohshme të seancës, deri në sqarimin e këtyre procedurave. Spahia përfaqësohet në këtë seancë nga dy avokatët e tij Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj. Ndërkohë që prokuror i cështjes është Besim Ndragjoshi dhe Marina Rrabashta relatore.

Në mbështetje të ish-deputetit ndodhet në sallën e gjyqit dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi si dhe përfaqësues të tjerë të PD-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular