BallinaKryesoreNdahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare

Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare

Një lajm i hidhur ka mbërritur vetëm pak orë më parë. Aktorja e njohur shqiptare Valentina Caci ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur një tjetër aktor njohur nga Korça, Zamira Kita, nëpërmjet një publikimi në profilin personal të saj të Facebook. Në këtë postim, Zamira ka theksuar se kujtimi i saj dhe rolet e saj në filma do të jenë të paharruara përgjithmonë.

“Lamtumire, e mira, e talentuara, e bukura, Valentina Caci!

Rolet e shumta te realizuara prej saj, do te ngelen gjithmone ne kujtesen tone, bisedat dhe keshillat e saj, te paharruara! I perjetshem kujtimi!” – shkruan aktorja Zamira Kita në profilin e saj në rrjetet sociale, madje duke e shoqëruar postimin e saj edhe me dy fotografi emblematike mga rolet e Valentinës në filma.

Valentina Caci lindi në qytetit e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Në lëvizjen artistike që shpërtheu që ne muajt e parë të paraçlirimit u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare.

Ishin këto të dhëna, për këtë amatore, që ra në sy të Dhimitër Trajçes, që e afroi në grupin e teatrit të ngritur pranë Pallatit të Kulturës së qytetit.

Aty, një vit mbas krijimit të teatrit profesionist, mbështetur në talentin e saj të treguar në grupin amator, Valentina Caci emërohet aktore në trupën  teatrit profesionist. Regjisorët i besojnë role të rëndësishëm gjatë gjithë karrierës së saj në skenë.

ImageImageImage

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular