BallinaAktualitetBilanc "lufte", 11 të mbytur në 2 muaj në plazhet shqiptare

Bilanc “lufte”, 11 të mbytur në 2 muaj në plazhet shqiptare

Që nga nisja e sezonit veror 2019 deti i ka marrë jetën 11 pushuesve vendas dhe të huaj. Viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60 vjeç por ka pasur raste edhe më fatkeqe kur deti nuk ka kursyer as moshat e reja siç ishte rasti i 18-vjeçarit të mbytur në një nga plazhet e Lezhës apo 31-vjeçarit nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet i mbytur në zonën e Currilave në Durrës.

Sipas policisë, në shumicën e rasteve vdekja dyshohet të ketë ardhur nga komplikacione shëndetësore akute por deri më tani nuk ka një raport të detajuar si nga Policia e Shtetit dhe as nga Ministria e Shëndetësisë për të sqaruar shkaqet.

Nga ana e saj zyra për mbrojtjen e konsumatorit bën përgjegjës institucionet qendrore dhe ato lokale për mungesën e rojeve bregdetare. Pas vlerësimit të situatës në terren zyra për mbrojtjen e konsumatorit rendit si më të sigurta plazhet e Kavajës, si dhe pjesërisht plazhin e Shëngjinit dhe Sarandës në një kohë që në 13 plazhe të tjera nuk ka konstatuar as kulla vrojtimi dhe as jetëshpëtues, percjell News24

RASTET

9 korrik 2019
Mbytet pushuesi i moshuar në Lezhë

8 korrik 2019
Shënohet viktima e radhës në Plazhin e Durrësit, 70-vjeçari, turist nga Bosnja

1 korrik 2019
Erdhi nga Gjermania për të pushuar në Durrës, mbytet turisti

27 qershor 2019
Lezhë/ U mbyt në det, gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit

24 qershor 2019
Gjendet në plazhin e Currilave trupi i pajetë i 31-vjeçarit nga Skrapari.

24 qershor 2019
Mbytet 75-vjeçari në Durrës

21 qershor 2019
Arresti kardiak i merr jetën pushueses në Vlorë

17 qershor 2019
Humb jetën pushuesja 70-vjeçare në Vlorë

11 qershor 2019
Futet për t’u larë në plazhin e Durrësit, vdes i moshuari 70-vjeçar nga Kosova

11 qershor, 2019
86-vjeçari gjendet i mbytur 1.5 milje nga bregu, identifikohet viktima në Durrës

12 maj 2019
Sarandë/ Mbytet 55-vjeçari, policia nis kërkimet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular