BallinaAktualitetPresidenti Meta vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë”

Presidenti Meta vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vlerësuar në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.

Në prani të autoriteteve vendore të Rajonit të Venetos, që i akorduan këtë çmim, Presidenti Meta ia dedikoi çmimin popullit shqiptar e veçanërisht shqiptarëve të Italisë.

“Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar. Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve. Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë. Ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme”, theksoi Meta.

Meta Luani I Arte (2)

Meta theksoi se ky çmim i dedikohet edhe demokracisë si sistemi i vetëm që u jep mundësi të rinjve. “Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Evropa ka njohur. Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Meta tha gjithashtu se ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët kanë bërë që vendet e Ballkanit sot të jenë më afër Europës e më afër paqes.

“Ky është një çmim që u shkon edhe udhëheqësve fetarë, të cilët me inteligjencë, mund, sakrifica, harmoni e dashuri kundrejt pasardhësit, kanë bërë të mundur që dialogu ndërfetar dhe bashkekzistenca të jenë të shkëlqyera dhe shembull për mbarë botën. Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi”.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular