BallinaAktualitet"Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gati për të prishur banesat nesër në...

“Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gati për të prishur banesat nesër në zonën e Unazës së Re”

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bëhen gati për të prishur banesat nesër në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Lajmin e jep ish kryeministri Sali Berisha, i cili citon një oficer policie.

Sipas këtij të fundit, forcat e FNSH po bëhen gati që sot që nesër të prishin në orët e para të mëngjesit disa prej godinave.

Statusi i Berishes ne FB

“Ndal dhunës, terrorit dhe prishjes së banesave në Unazën e Re!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e oficerit dixhital.

“Doktor mirmbrema jam oficer policie neser do shemen ca shpia tek unaza e re, sesa jane nuk e dime sakte dhe ase vendin, vetem e dime qe po behen gati qe sonte forca e nderhyrjes se shpejte dhe do jene aty qe ne 3 te mengjesit…” Kujtojmë se, banorët e Astirit janë në protesta të përditshme prej muajsh në mbroje të banesave dhe bizneseve të tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular