BallinaKronikeAksident i rëndë në Vorë/Furgoni del nga rruga, humb jetën pasagjerja rëndë...

Aksident i rëndë në Vorë/Furgoni del nga rruga, humb jetën pasagjerja rëndë shoferi

Në autostradën Tiranë-Vorë, një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Raportohet se ka humbur jetën një shtetase qe udhëtonte si pasagjere në këtë mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Pasagjerja që ka humbur jetën ende nuk është identifikuar. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentin e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën dytesore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor në gjëndje kritike për jetën.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular