BallinaAktualitetVideo/Ç’ndodhi në Bllok. Tym i madh e panik. Shpërthen bombola e gazit,...

Video/Ç’ndodhi në Bllok. Tym i madh e panik. Shpërthen bombola e gazit, lëndohen 3 persona

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë mesditë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrugën “Vaso pasha”, në zonën e Bllokut, ndërsa raportohet për tre të lënduar, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Traumës. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë rrethuar zonën dhe pritet të evakuojnë pallatin, pasi tymi i madh rrezikon të asfiksojë edhe banorë të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në një prej dyqaneve që organizojnë aktivitete festive. Sipas dyshimeve të para nga vendngjarja, flakët kanë nisur në bobdrumin e argjendarisë ku po kryeshin punime dhe janë përhapur më tej në katet e sipërme. Flakët përfshinë më pas, dyqanin ndërsa shpërthimi dyshohet të ketë ardhur pas rrjedhjes së gazit helium që shërben për mbushjen e tullumbaceve. Dyqani i organizimit të festave, ndodhej në një mur me argjendarinë.
Zona e ish bllokut është ndër më të frekuentuarat në kryeqytet. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, drejt vendngjarjes mbërritën forca të policisë, autoambulanca e zjarrfikës.

Shpërthimi i bombolës së gazit, që siç duket ka krijuar panik të madh te qytetarët. Siç duket dhe nga pamjet, nga shpërthimi i bombolës e gjithë zona është mbuluar nga tymi. Mesohet se janë lënduar dy vajza. Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë rrethuar zonën dhe pritet të evakuojnë pallatin, pasi tymi i madh rrezikon të asfiksojë edhe banorë të tjerë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular