BallinaAktualitetTurp! 35 milionë lekë për shtëpinë e Enver Hoxhës, zero për shtëpinë...

Turp! 35 milionë lekë për shtëpinë e Enver Hoxhës, zero për shtëpinë e At Gjergj Fishtës!

Qeveria ka dhënë 35 milion lekë për rinovimin e shtëpisë së diktatorit Enver Hoxhës, ndërkohë që nuk ka programuar asnjë lekë për të rindërtuar shtëpine e poetit kombëtar, At Gjergj Fishta, e cila pavarësisht denoncimeve të herëpashershme po shkon drejt rrënimit.

Lidhur me këtë reagon edhe analisti që jeton nëp SHBA, Ilir Demalia.

Sipas tij, asnjë biznesmen dhe as Diaposra nuk flet për këtë fakt dhe sipas tij të gjithë bëjnë sikur nuk shikojnë.
“Rilindja e Ramë-Veli-Spiropalit, ka dhënë 35 milion për rinovimin e shtëpisë së shokut Enver Hoxha në Gjirokastër.

Për shtëpinë e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, nuk gjindet një lek, as nga qeveriu, as nga biznesmenët xhahila dhe hajdutë në bashkëpunim me qeveriun, as nga diaspora që të gjithë heshtin, ose bëjnë sikur nuk shikojnë, por këndojnë në dasma e stadium si bagëti, O sa mirë me qenë shqiptar!

Turpi e marra ka kaluar çdo kufi !
Ndërgjegja kombëtare është e fikun!
Kombi është në rrezik!
At Fishta pat parshikue gjithçka si për gjithçka kur pat shkrue:
Ju rrugaça, shakllabana,
Rriqna të ndyet e mikroba të këqinj,
Që të mjerës moj Shqypni,
Kthellë i keni hy n’mushkni,
Edhe gjakun tu’j ja pi
Jo me hinka por me sahana”, thekson ai.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular