BallinaAktualitetVideo/Historia tragjike, vajza vetëhelmohet, dhëndri s’lë gjyshërit të shohin fëmijët

Video/Historia tragjike, vajza vetëhelmohet, dhëndri s’lë gjyshërit të shohin fëmijët

Morena vajza e tyre ka lënë 2 fëmijë, vajza 6 vjece, djali 4 vjec. U njoh me dashuri me Gersi Zikon nga Luftinja e Tepelenës, qëndruan të martuar për disa vite, më pas u ndanë, në vitin 2015. Ai u dënua me burg për plagosje me dashje dhe armëmbajtje pa leje, u ndanë për këtë arsye. Ai para se të arrestohej e ka dhunuar Morenën në gjendje të droguar. Ajo e denoncoi dhe mori urdhër mbrojtje. Kërkoi më pas divorcin në gjykatë.

Pasi doli ai nga burgu Morena u rikthye me të, i dha një tjetër mundësi. Jetuan 4 muaj bashkë, më pas ajo bëri tentativë suicidale dhe ndërroi jetë. Lajmin prindërve të saj jua ka dhënë ai. Sipas tij ajo kishte pirë ilaçe, ishte në spital, por kishte mbaruar. Ata nuk e besojnë se ajo vrau veten. Nuk e kuptuan kurrë pse Morena u kthye tek ai, ajo u mbyll në vete dhe nuk fliste me prindërit e saj. Në 9 tetor ndërroi jetë Morena. Fëmijët rrinin tek gjyshërit, Novruzi dhe e shoqja i kanë rritur vetë fëmijët e Morenës. Pasi ndodhi kjo gjë, 3 muaj nuk i panë dot fëmijët sepse e shoqja e Novruzit u sëmurë. Ish-dhëndri jua çoi disa ditë fëmijët për Vitin e Ri. Ai e mori vesh që ata dyshonin tek ai, ndërkohë prokurori i kishte thirrur sepse po hetonte për vdekjen e Morenës

Ai u inatos dhe tani nuk i lejon fëmijët të takohen me gjyshërit. Shkuan tek kopshti, i ruante gjyshja nga babai dhe i kërkoi edukatores që të mos i afroheshin asaj. Mbesa i ka kërkuar një fustan për festë gjyshes që kishin në kopësht, por të nesërmen kur ka shkuar t’ja çojë e ka gjetur derën mbyllur. Ka shkuar Novruzi të kërkojë informacion tek daja i Gersit, por ai nuk ka pranuar të flasë me të dhe të bashkëpunojë për këtë problem.

Fëmijët jetonin në Tiranë së bashku me gjyshen. Nuk dinë se ku janë tani fëmijët. Mbesa dhe nipi janë të vetmit njerëz për të cilët jetojnë pasi para humbjes së Morenës. Novruzi dhe e shoqja kanë humbur dhe djalin. Djali ka vdekur në moshën 26-vjeçare në aksident automobilistik. Gjatë emisionit në lidhje telefonike babai i dhëndrit ka mohuar akuzat për dhunë, sipas tij nusja dilte natën nga dritarja ndërsa djali i tij nuk e rrihte vetëm pinte lëndë narkotike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular