BallinaAktualitetProçesi gjyqësor, Saimir Tahiri sërish sot te Krimet e Rënda

Proçesi gjyqësor, Saimir Tahiri sërish sot te Krimet e Rënda

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur sërish sot në gjykatën e krimeve të rënda, për seancës e radhës gjyqësore. Si në cdo proces, edhe sot Tahiri është shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Seanca e kaluar në ngarkim të ish ministrit të brendshëm u shty, pasi trupa gjykuese informoi ne seancë gjyqësore se në dosjen voluminoze mungonin disa fashikuj. Bëhej fjalë për aktet e përkthimit nga italishtja në shqip të dëshmive të Moisi Habilajt, Nezar Seitit dhe Meridian Sulajt, përkatësisht kreut dhe dy anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit dyshohet të jetë edhe Tahiri.

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri gjykohet për tre akuza “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular