BallinaKryesoreSi i mashtroi Rama studentët, me Paktin që premtoi

Si i mashtroi Rama studentët, me Paktin që premtoi

Edi Rama, dërkohë që studentët ishin në kulmin e protestës së tyre premtoi, se qeveria e tij do të vinte në zbatim të ashtuquajturin Pakt me Studentët i cili do të mbyllte 9 objektivat e tij brenda 6 muajve. Por as qeveria dhe  as Universitetet nuk kanë realizuar brenda këtij afati, 6 nga nëntë kërkesat që u bënë nga studentët në grevën e tyre të zgjatur, në fillim të dhjetorit vitin e kaluar.

Image

Qëndresa Qytetare, ka bërë një bilanc të premtimeve qeveritare për muajt prill-maj-qershor, prej të cilit ka rezultuar se tarifat dhe bursat; restaurimi i konvikteve dhe portal i transparencës janë të vetmet kërkesat të realizuara brenda afatit. Ndërkohë që të tjerat duket se janë harruar, bashkë me shuarjen e protestës që tronditi qeverinë Rama.

Nëpërmjet një videoje dhe  një tabelë konkrete, Qëndresa Qytetare, konkludon se 7 muaj pas grevës së studentëve kryeministri Rama ka mashtruar për shumicën e premtimeve, edhe pse në atë periudhë pretendonte se do të bënte edhe më shumë, se çfarë kërkonin studentët protestues.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular