BallinaKronikeShokuese/Përdhunohet djali me probleme mendore, policia fshehu ngjarjen

Shokuese/Përdhunohet djali me probleme mendore, policia fshehu ngjarjen

Babai i një 18-vjeçari ka denoncuar në policinë e Elbasanit, se i biri, person me aftësi të kufizuara mendore është abuzuar seksualisht. Sipas denoncuesit, abuzuesi është një 42-vjeçar. Pas denoncimit policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka identifikuar autorin. Ndërsa hetimet për rastin vijojnë pritet që djali 18-vjeçar t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ndërkohë që e ka mbajtur të fshehur ngjarjen prej tri ditësh, një rast ky i përsëritur nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas kallëzimit të bërë, menjëherë kanë bërë shpalljen në kërkim të një 42-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Policia po vijon punen për kapjen e ndalimin e tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments