sh-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit këtë pasdite. Siç u shpreh, ai ka dorëzuar një dosje për prokurorin e Krimeve të Rënda, njëkohësisht anëtar i KLP-së Gent Osmani, vetingu ndaj të cilit po zhvillohet në shkallën e dytë.
Salianj, në një prononcim për gazetarët pas daljes nga KPK, tha se bëhet fjalë për një përgjim të një telefonate të Gent Osmanit, me Fredi Alizotin, “dëshmitarin e rremë” të ‘çështjes Babale’. Telefonata, sqaroi Salianji, është zhvilluar me tone miqësore dhe nuk është shënuar në procesverbal. Sipas ish-ligjvënësit, telefonata “kishte si qëllim të shpëtonte kriminelin Alizoti”.
“Sapo dorëzova një CD me të dhëna, përgjime me vendim gjykate nga ana e prokurorisë në të cilat subjekti i cili vendos për emërimin, transferimin e prokurorëve të çdo niveli. Ka komunikuar duke prishur dhe fshirë në një pjesë të përgjimit një komunikim me shtetasin Alfred Alizoti. E ka vendos vetë në përgjim dhe më pas s’ka lënë asnjë procesverbal, është vendosur në mënyrë joprofesionale në shërbim të ish-ministrit Xhafaj që e ka presionuar për ta mbajtur nën presionin e KPA”, tha Salianji.
Ish-deputeti shtoi se kemi të bëjmë me “një rast flagrant që tregon se si një prokuror vendoset në shërbim të politikës. Kam pritur nga gjykatat që të ketë një reagim, por skam pasur dhe e kam dorëzuar vetëm”.
Për Osmanin, ish-deputeti tha se, ai ka manipuluar një doje e nisur për trafik droge dhe e ka kaluar për kallëzim të rremë. Salianji kujtoi se marrja e ‘çështjes Babale’ nga Osmani, nuk ka qenë me short, por prokurorit i është ngarkuar pikërisht për ti shërbyer politikës.