BallinaKronikeVrasja e shqiptares në Australi nga babai/Flet mikesha: Si e njihnim...

Vrasja e shqiptares në Australi nga babai/Flet mikesha: Si e njihnim Sabrinën

Detaje të reja mësohen për studenten 20-vjeçare shqiptare, Sabrina Lekaj e cila u gjet e vdekur brenda makinës së saj në Adelaide të Australisë Jugore. Pranë saj u gjet i gjakosut edhe i ati Petrit Lekaj.

Policia e Australisë Jugore lëshoi një deklaratë të martën në mbrëmje duke thënë se babai i saj, 49-vjeçari Petrit Lekaj, ishte i dyshuari kryesor dhe pritej të akuzohej për vrasjen e vajzës së tij. Ai pritet të merret në pyetje të premten.

Një nga mikeshat e saj, Jana Fandi flet për ABC News dhe thotë se do ta mbajë mend Sabinën si një vajzë ambicioze, shumë të mirë në mësime dhe një pianiste të shkëlqyer.

Jana Fandi thotë se vdekja e Sabinës ishte një tragjedi dhe i kishte tronditur të gjithë shokët dhe ish-shokët e shkollave të Kolegjit Nazareth.

“Gjatë gjithë shkollës së mesme, ishim shumë afër dhe bëmë shumë gjëra së bashku. Ne të dyja kemi dashur muzikën dhe ajo ishte një pianiste e pabesueshme dhe ne bëmë konkurse së bashku, së bashku me nxënës të tjerë të shkollës. Ajo ishte gjithmonë aty për këdo që ishte rreth saj”.

Sabrina Lekaj studionte imazhe mjekësore në universitet.

“Ajo e donte shkencën, prandaj edhe kishte vendosur të studionte imazhet mjekësore. Ajo donte të ndihmonte njerëzit”,- tha Fandi.

“Ajo më tregonte se donte të gjente një kurë për të gjitha sëmundjet në botës. Ishte shumë mbicioze. Ajo ishte shumë, shumë e zgjuar. Isha gjithmonë aq krenare për të, sepse talenti i saj ishte i pabesueshëm, por ajo gjithmonë do të thoshte: Jo, mund ta bëj më mirë, do ta bëj më mire”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular