BallinaAktualitetFOTO/ Ja si u hap forcërisht dera e Bashkisë së Devollit, Rilindja...

FOTO/ Ja si u hap forcërisht dera e Bashkisë së Devollit, Rilindja “pushton” godinën e parë…

Eduard Duro, kryebashkiaku i Rilindjes për Devollin, ka hyrë pasditen e sotme në zyrën e kreut të Bashkisë, duke dhunuar institucionin.

Dera e bashkisë mësohet se është hapur me kaçavidë nga një person, që raportohet se ishte punonjës i administratës.

Qoftë dera e jashtme e institucionit, ashtu edhe ajo e zyrës së Kryebashkiakut, janë hapur forcërisht, çka do të thotë se në rast të një hetimi nga prokuroria, personi që ka dhunuar institucionin në prani të deputetëve të Rilindjes, Taulant Balla dhe Niko Peleshi, dhe Prefektit Dhori Spirollari, rrezikon 5 vjet burg, sipas ndryshimeve në Kodin Penal të propozuara nga vetë socialistët.

Gjatë paradites, qytetarë dhe kryebashkiaku i PD-së Bledjon Nallbati, nuk lejuan zhvillimin e mbledhjes konstituese të Këshillit Bashkiak, i cili u mblodh në mjediset e Prefekturës, ku dhe u betua Eduart Duro, ndërsa në krye të këshillit u zgjodh Eroldin Begolli.

Nallbati ka paralajmëruar kallzime penale ndaj kujdo që do të hynte forcërisht apo do të dhunonte institucionin e Bashkisë.

Tashmë hyrja me forcë në zyrën e kryebashkiakut nga ana e Duros është bërë fakt i kryer dhe në orët në vijim do të qartësohet edhe qëndrimi që do të mbajë opozita.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular