BallinaAktualitet"Bëj burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut”/ Mesazhi i Licajt për...

“Bëj burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut”/ Mesazhi i Licajt për Ramën: Turp që…

Aktori dhe aktivisti i “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, Neritan Licaj, është shprehur se, kryeministri Edi Rama sa herë flet nxjerr nga goja broçkulla.

Sa i përket citimeve që shefi i qeverisë u bën aktorëve të ndryshëm për të propaganduar se Teatri Kombëtar duhet shembur, Liçaj i kërkoi shefit të qeverisë të bëjë burrin e shtetit e të mos merret me gënjeshtra.

“Kryeministri është në mjerim sa kërkon çfarë kanë thënë aktorët. Nuk i shkon. Mua s’ma ndjen çfarë thotë njëri e tjetri. Është e drejta e tyre. Këto pehlivanllëqe kryeministrore e shndërruan vëmendjen. Unë i them kryeministrit të bëjë burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut. Po ai nuk është burrë shteti. Është turp që kryeministri të gënjejë. Kemi të drejtën ligjore, kemi të gjithë gurët në anën tonë. Edhe sekretari i OSBE u shpreh të mos merret asnjë vendim sa të ngrihet Gjykata Kushtetuese”, u shpreh aktori Neritan Liçaj, për Syri.net.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular