BallinaKryesoreFOTO-EMRI/ CV e pasur, ja kush është këshilltari më i ri në...

FOTO-EMRI/ CV e pasur, ja kush është këshilltari më i ri në ekipin e Lulzim Bashës

Gjatë takimit që  zhvilloi në Gjirokastër me strukturat drejtuese të degës lokale kryetari i PDSH Lulzim Basha u njoftoi të pranishmëve edhe lajmin e mirë se qysh prej një jave kishte ngarkuar në detyrën e këshilltarit të vetë .Roland Bejko, ish kryetarin e degës së PD Gjirokastër dhe aktualisht pedagog në universitetin e Tiranës dhe kolegjin universitar “Luarasi”.

Në fjalën e tij Basha tha se “z. Bejko ka formimin e duhur në fushën e administrimit publik pasi jo vetëm ka mbaruar ENA-n franceze, njërën nga shkollat më të mira në Evropë në këtë drejtim, por edhe se ka një përvojë të gjatë në ceshtjet e qeverisjes vendore. Ai do të shërbejë si koordinator për rishikimin e reformës territoriale dhe decentralizimit si dhe do të merret me të gjitha ceshtjet e pushtetit lokal në hartimin e programit të Partisë Demokratike së bashku me një grup të mirë ekspertësh të fushës”.

I kontaktuar nga redaksia e Jugunews.net se si e vlersonte caktimin ne kete detyre te re prane kryetarit te PDSH Lulzim Basha, ai u shpreh se e falenderonte z.Basha per besimin e dhene.

“Ështe kenaqesi te punoj serish prane z. Basha ashtu si vite me pare ne ministrine e brendeshme, kohe kur pas nje pune te lodhshme voluminoze, por te frytshme, nen drejtimin dinamik dhe profesional te tij, u mundesuam shqiptareve lirine per te levizur pa viza ne Evrope pas plot 50 vitesh izolim. Jam i bindur qe me punen ne grup, se bashku me ekspertet me te mire qe ka PD do te mundin qe t’u propozojme shqiptareve nje alternative te re, konkrete dhe te besueshme jo vetem per thellimin e decentralizimit te pushteteve ne Shqiperi, por mbi te gjitha per nje ndarje te re territoriale bazuar ne nje konsensus te gjere politik dhe publik, te drejte, sipas parimeve kushtetuese dhe jo sipas interesave elektorale te castit”, është shprehur Bejko.

Ja cila eshte CV e tij.

Edukimi

Roland Bejko është diplomuar për gjuhë dhe letësi shqipe në vitin 1991 në Universitetin e Gjirokastrës me punim temë diplome mbi veprën letrare të shkrimtarit Petro Marko me udhëheqës pedagogun dhe shkrimtarin e njohur Sadik Bejko, vlerësuar me notën 10.

Në 2003-2005 ka kryer një master për filozofi politike në Universitetin Paris 8, Francë e punimin  “Trupi politik si trupi njerzor, rasti i diktatures komuniste ne Shqipëri”.

2007-2008 ka qenë  student i parë shqiptar që ka ndjekur shkollën e mirënjohur ENA (Ecole National de l’Administration) për administrim publik në Strasbourg,Francë. (Theksojmë që ENA është një nga shkollat me nam të mirë në botë në fushën e administrimit publik. Është një netëork ndërkombëtar personalitetesh që kanë kaluar në auditoret e kësaj shkolle. Është themeluar nga gjenerali De Gaulle pas luftës së dytë botërore për të formuar trupën e funksionarëe të lartë të shtetit Francez. Nga kjo shkollë kanë dalë presidente, kryeministra, ministra, funksionarë të lartë në administratën franceze dhe të BE-së si dhe mijra personalitete të sektorit publik e privat që sot shërbejnë edhe si CEO në kompani të mesme e të mëdha. (Nga kjo shkollë ka dalë përvec Chirac, D’Estaing, Hollande edhe presidenti aktual Emanuel Macron etj).

Gjatë kohës që ka qenë student i ENA-s ai ka kryer një sërë punimesh me vlerë si “ Ndërtimi dhe zhvillimi i reformave në një shtet modern, rasti i Shqipërisë”, “Lufta kundër varfërisë dhe përjashtimit social, një vështrim krahasues midis Francës dhe Marokut”, “Menaxhimi urban i një qyteti”, “ Decentralizimi  dhe modernizimi i shtetit francez”, “ Roli i institucioneve të ndihmës sociale për shtresat në nevojë dhe të burgosurit”,” “Negocimi jo vetëm si art i politikës, por edhe i sipërmarrjes private”, “Ngrohja globale dhe masat që duhen marë pas samitit të Kjotos, rasti i Shqipërisë”, “ Përballimi i rasteve të katastrofave natyrore” etj.

Aktiviteti profesional  

Në 2005-2007  i emeruar nga Kryeministri i Shqiperise z.Sali Berisha si Prefekt i  Beratit, z.Bejko ka dhënë pervec të tjerave, kontributin e tij për hartimin e dosjes së qytetit të Beratit për futjen në listën e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike Boterore të UNESCO.

Në 2007 me inisiativën e tij në një shesh pranë Prefekturës së Beratit u vendos busti i njërit prej themeluesve të Evropës së Bashkuar, Robert Schuman,në prezencën e Presidentit te Fondacionit R.Schuman, Dominique Giulianni dhe senatorit Xavier de Villepin, (i ati i ish Kryeministrit francez Dominique De Villepin), trupit diplomatik në Shqipëri dhe qindra qytetarëve.

Më pas ka punuar disa vite si Keshilltar i Ministrave të Brendshëm Bujar Nishani, e Flamur Noka me fokus  reformen e decentralizimit të pushtetit lokal, decentralizimin fiskal, qeverisjen e mirë, dhe reformimin e administratës publike.

Në 2009-2011  është emëruar Drejtor i Përgjithshëm për Hartimin e Politikave të Pushtetit Vendor dhe  Integrimit Evropian në Ministrinë e Brendshme.

Gjatë kësaj periudhe Z. Bejko ka qenë edhe përfaqesuesi i Shqiperisë në delegacionin e Unionit të Mesdheut kryesuar nga ministri francez i emigracionit Eric Besson ku ka marë pjesë në shumë takime të zhvilluara në Marok, Qipro, Mal të Zi, Paris etj.

Në të njëjtën kohë ai ka negociuar me qeverine franceze një marrëveshje ambicioze për shkëmbimin për cdo vit të 200 studentëve dhe  profesionisteve te rinj-ekselentë. Ata do të kishin të drejtën e punësimit në një afat dy vjecar pas shkollimit dhe përfundimit të kurseve përkatëse, por që  cuditërisht, për fatin e keq kjo marrëveshje e firmosur nga të dy palët ngeci pas rotacionit politik në Francë me ardhjen në pushtet të prsidentit socialist Francois Hollande.

z.Bejko gjatë kohës që ishte drejtor i përgjithshëm në ministrinë e brendshme, ka bëre të mundur pranimin e shoqatës së prefektëve shqiptarë në shoqatën evropiane të prefektëve.

Para krijimit të ASPA, ka organizuar programe të shumta trajnimi të administratës publike shqiptare në Tiranë me ekspertë të huaj në bashkëpunim me ENA dhe ambasadën franceze.

Ai ka qenë pjesë e delegacionit në nivel ekspertësh për procesin e integrimit të Shqiperisë në Bashkimin Evropian  si dhe gjatë negociatave për levizjen pa viza të shqiptareve në Evropë duke negociuar në Paris, Berlin, Bruksel etj.

Falë kesaj pune të shkëlqyer të qeverisë shqiptare dhe kryesisht të ministrisë së brendshme  që drejtojej në atë kohë nga z.Lulzim Basha, shqiptaret mundin akoma dhe sot të  levizin pa viza  në vendet e BE-së dhe në Zvicër.

Roland Bejko ka përfaqesuar shumë herë ministrinë e brendshme shqiptare në takimet e  OKB dhe NATO në Gjenevë, në konferenca dhe takime të ndryshme ku ka mbajtur edhe fjalime e qëndrime në emer te qeverisë shqiptare.

Në 2011 u largua me dëshirë nga Ministria e Brendshme për të shkuar pedagog në UET, por në  vitin 2012 kryeministri Berisha i besoi  ngritjen e Shkollës Shqiptare të Administrates Publike (ASPA) në bashkepunim me qeverinë franceze dhe me ENA-n.

Në të njëjtën kohë ai ka qene pjesë e grupit të punës për hartimin e ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” njëri prej tre ligjeve të famshme miratimin e të cilit Edi Rama e bllokoi me arsyen banale të një konflikti në Qarkun e Fierit për ta miratuar më vonë pas presionit ndërkombëtar në mars të 2013-ës. Miratimi i këtij ligji ishte edhe kusht i BE-së për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në BE.

Në shkurt të 2013-ës me propozim të Kryeministrit Sali Berisha ai emërohet drejtori i parë i Shkollës se Administrates Publike, ASPA që shumë shpejt u bë fituese edhe e një projekti IPA në shumën prej  rreth 1.2 milion eurosh.

Por, me ardhjen e socialistëve në pushtet z. Bejko e pa veten “të papunë” duke qenë kshtu një nga drejtorët e parë të shkarkuar me arrogancë nga qeveria  socialiste e Edi Ramës edhe pse me diplomën e ENA-s në xhep.

Ai ka botuar shumë artikuj dhe shkrime në gazetat shqiptare si dhe ka qenë pjesë e debateve, analizave dhe opinioneve në shumë studio televizive për ceshtje te ndryshme te politikes, ekonomise, gjeopolitikes, reformave administrative dhe fiskale,administratës publike, proceseve të integrimit të Shqiperisë në BE, decentralizimit etj.

Bejko është Ambasador Nderi i Rajonit të Alsasse në Shqipëri.

Është Drejtor ekzekutiv i Qendrës për Zhillimin Rajonal (CRD).

Prej 15 vitesh, pedagog në universitete të ndryshme si ai i Gjirokastrës, Elbasanit, UET, Luarasi, Albania University dhe Universiteti i Tiranës.

Aktiviteti politik

Roland Bejko bën pjesë tek studentët e parë që u cuan kundër diktaturës komuniste në vitet 1990-1991 duke qenë njëri prej drejtuesve të protestës së studentëve të Gjirokastrës. Eshtë ndër themeluesit e Partisë Demokratike ku ka marë pjesë në mbledhjen që zgjodhi komisionin nismëtar të drejtimit të saj. Eshtë nga nismëtarët e themelimit të degës së PD Gjirokastër. Është Themelues i  FRPD dhe disa herë anëtar i kryesisë së saj, kryetar i degës së FRPD-Gjirokastër për disa vite. Është njëri nga anëtarët më të vjetër të këshillit Kombëtar të PD. Në vitet 2002-2005 ka qenë anëtar i kryesisë së PDSH. Disa herë kryetar i PD Gjirokastër dhe aktualisht njëri prej anëtarëve më të vjetër i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Ka drejtuar shumë fushata elektorale. Ka qenë disa herë kandidat për deputet. Është i dekoruar nga President i Republikës z.Sali Berisha me Medaljen e Trimërisë si student i dhjetorit ’90.

Ka qene disa here anetar i Keshillit Bashkiak të Bashkise Gjirokaster.

Kualifikime te tjera

Gjatë viteve 1999-2003, Roland Bejko ka qenë pjesë si i trainuar dhe trainer në një program “Për Zhvillimin e Politikanëve të Rinj” që zhvillohej në atë kohë nga Instituti Demokratik Amerikan(NDI) dhe USAID në Shqipëri. Në kuadër të këtij programi ai ka qenë pjesë e një turi njëmujor vizitash në Departamentin e Shtetit, Kongresin Amerikan, zyrat qëndrore të NDI në Ëashington si dhe në institucione të tjera amerikane ku u njoh dhe pa nga afër funksionimin e shtetit dhe demokracisë amerikane.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular