BallinaKronikeVrasja e Festim Latos, bashkëpunëtorja e ngushtë tregon kush e futi në...

Vrasja e Festim Latos, bashkëpunëtorja e ngushtë tregon kush e futi në kurth

Dalin detaje të reja për vrasjen e Festim Latos. Bashkepunetorja e ngushte, Sadrie Kasmi e cila ka bashkëpunuar 5 vite me Laton ka dhënë detaje nga vrasja e 20 korrikut.

Teksa ka dalë në aeroportin e Rinasit të presë trupin e pajetë të 44-vjeçarit vlonjat që mbërrin në atdhe, Kasmi tha se ishte një bashkëpunëtor holandez i Latos ai që e futi atë në kurth.

Ajo nuk bën të ditur emrin e tij por thotë se këto informacione i ka mësuar nga të njohur të saj në Holandë dhe Ali Aliu.

‘E morën, e gënjyen me metodën e tyre që do shiste makinën, dhe e morën e vranë. Ishte një djalë holandez që ka ardhur 4 herë në Vlorë nga Holanda.

Festim Lato ishte me dy njerëz të tij në makinë, e ka thirrur ky djalë i ka thënë do vish se jam me dy njerëz do e shesësh makinën, do vish në kafe?

Ai i la të gjitha në makinë, me telefona dhe ata e morën e vranë…’, u shpreh Sadrie Kasimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular